Bota

Takimi Kurti-Vuçiç, Petkoviç: Vuçiç do qëndrojë edhe sot në Bruksel, nesër do mbajë fjalim në Serbi

Kosovo Online shkruan se Petkoviç ka shtuar gjithashtu se askush nga delegacioni serb nuk do të flasë sot dhe se presidenti Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë.

18 Gusht 2022, 17:47 Nga I.A

 

Takimi Kurti-Vuçiç, Petkoviç: Vuçiç do
Petar Petkoviç

 

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, foli shkurt para gazetarëve pas negociatave në Bruksel dhe theksoi se delegacioni serb luftoi sot për paqen dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç do t'i drejtohet publikut nesër, pas kthimit të tij në Beograd. Kosovo Online shkruan se Petkoviç ka shtuar gjithashtu se askush nga delegacioni serb nuk do të flasë sot dhe se presidenti Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë.

"Ajo që është e rëndësishme është se ne kemi luftuar për paqe, stabilitet, zgjidhje kompromisi dhe për këtë arsye presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë. Presidenti i Serbisë nesër, pas kthimit në Beograd, do t'i drejtohet publikut pasdite ose në mbrëmje, që do të jetë një nga fjalimet e tij më të rëndësishme publike," tha Petkoviç.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell mw u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

petar petkoviç takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll