Bota

Kryeministrja e Finlandës "e gatshme të bëjë testin e drogës" pas reagimeve të ashpra për pamjet e publikuara nga festa

Kryeministrja e Finlandës ka thënë se është e gatshme të bëjë testin e drogës. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk kishte provuar kurrë lëndë narkotike.

18 Gusht 2022, 17:48 Nga s.s
Kryeministrja e Finlandës "e gatshme të bëjë testin e
Sanna Marin

FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës ka thënë se është e gatshme të bëjë një test droge pas pretendimeve se njerëzit mund të dëgjoheshin duke iu referuar substancave ilegale në një festë ku ajo ishte filmuar. Nuk kishte asnjë provë të marrjes së paligjshme të drogës në pamjet e zbuluara të mërkurën , të cilat tregonin Sanna Marin duke festuar me miqtë dhe figurat publike finlandeze. Por disa media pretenduan se fraza jauhojengi që do të thotë “bandë pluhuri”, e interpretuar si aludim për kokainë.

Përdoruesit e mediave sociale kundërshtuan gjerësisht se fjala kishte shumë më tepër gjasa të ishte jallujengi, që nënkuptonte si referencë për pijen alkoolike finlandeze, Jaloviina. Pavarësisht këtij skepticizmi të rëndë, 36-vjeçarja u përball me thirrje që ajo t'i nënshtrohej një testi droge, përfshirë nga kryetarja e Partisë Opozitare të Finlandës, Riikka Purra dhe një deputete nga Partia e Qendrës, partnerja e koalicionit të zonjës Marin. "Vetëm për hir të diskutimit në publik, do të ishte e mençur nëse kryeministrja Marin Sanna do të kalonte vullnetarisht në një kontroll të drogës. Popullit gjithashtu i lejohet ta presin këtë nga kryeministri i tyre”, ka shkruar në Twitter deputeti i Partisë së Qendrës Mikko Karna, duke përdorur hashtag "jauojengi".

Duke folur me gazetarët të enjten, ajo tha se do të ishte e gatshme ta bënte këtë nëse ishte e nevojshme dhe tha: “Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë kurrë nuk kam marrë drogë. Personalisht nuk kam marrë drogë, as kam konsumuar asgjë tjetër përveç alkoolit. Kam kërcyer, kënduar dhe festuar gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë ose njohur të tjerë duke përdorur drogë”, raporton independent.co.uk.

Ajo tha se videot u filmuan në një apartament privat disa javë më parë dhe mbrëmja e të ftuarve kishte vazhduar në dy lokale në Helsinki, ku ajo nuk kishte pirë shumë. “Jam e mërzitur që këto video janë bërë publike. Bëhej fjalë për mua që kisha një natë me miqtë. Aty ku shihem duke kërcyer dhe kënduar”, citohet të ketë thënë kryeministrja. Marin u bë kryeministrja më e re e Finlandës kur u zgjodh në dhjetor të 2019-ës dhe ka menduar ta kalojë kohën e lirë me miqtë ashtu si të tjerët në moshën e saj. Në dhjetor, zonja Marin i kërkoi falje kombit pasi doli në klub pa telefonin e saj të punës, që do të thotë se ajo nuk arriti të informohej për një kontakt të ngushtë me koronavirusin. Megjithatë, ajo nuk doli pozitive.

finlande

Sondazh

Poll