Bota

Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: U mbyll pa marrëveshje, por unë nuk heq dorë, ja kur rinis dialogu

Borrell doli i vetëm në deklaratën për mediat.

18 Gusht 2022, 17:01 Nga F.M
Takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: U mbyll pa marrëveshje, por
Josep Borrell

BRUKSEL- Josep Borrell, shefi i diplomacisë së jashtme është shprehur se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është mbyllur pa asnjë dakortësi ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, ai tha se të dy liderët kanë kuptuar që asgjë nuk zgjidhet pa dialog. Borrell tha se Kurti e Vuçiç do të rinisin takimet në ditët e para të shtatorit. Borrell tha se ai nuk do të heqë dorë deri në momentin që të arrijë një marrëveshje mes dy vendeve. 

"Ne gjithashtu u fokusuam përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, tëdy liderët kishin mundësinë të flisnin në detaje përsa i përket për marrëdhënien mes tyre, ajo që po ndodh atje, diku do të ndodhë diku tjetër. I falenderoj të dy, të dy e kuptuan që nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut për të zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe. Ata ranë dakort për të vijuar diskutimet në një periudhë tjetër, për të shkuar drejt normalizimit më shpejt. Kjo do të jetë në axhendën time. Sot nuk patëm një marrëveshje, por nuk është fundi, të dy liderët ranë dakort që procesi të vijojë. Në shtator rinis dialogu, unë nuk heq dorë,"- tha Borrell

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Por ky takim ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve duke e lënë konfliktin të hapur. Shefi i diplomacisë europiane Joseph Borrell më herët u shpreh besimplotë se do kishte një marrëveshje mes palëve por duket se përfundimi nuk ishte ashtu. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur në Beograd serbët e Kosovës në një takim që do të mbahet në sheshin "Serbia" ku pritet të mbajë dhe fjalimin më të rëndësishëm të tij në lidhje me dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe do njoftojë se si do të vijohet me konfliktin në veri të Kosovës.

josep borrell takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll