Bota

"Qëndro i fortë vëlla", Kurti në Bruksel për dialogun me Vuçiç-in, i vjen mbështetja nga Kosova

Teksa Kurti ndodhet në Bruksel nuk i ka munguar as mbështetja nga Kosova pasi të shumtë kanë qenë ata që shkruajnë se janë në mbështetje të tij.

18 Gusht 2022, 16:57 Nga e.k
"Qëndro i fortë vëlla", Kurti në Bruksel për
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë në takim me zyrtarët e lartë në Bruksel

BRUKSEL- Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian po mbahet dialogu Kosovë-Serbi për t'i dhënë fund zgjidhjes së krizës të krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti që nxiti revolta dhe përplasje në veri të Kosovës.

Teksa Kurti ndodhet në Bruksel nuk i ka munguar as mbështetja nga Kosova pasi të shumtë kanë qenë ata që shkruajnë se janë në mbështetje të tij.

Një nga ata ka qenë dhe analisti politik, Gazim Raci, ish-këshilltari i Edita Tahirit, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan:

"Qëndro i fortë vëlla", shkruan ai.

"Qëndro i fortë vëlla", Kurti në Bruksel për

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell mw u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll