Bota

Moti i keq godet Italinë veriore dhe qendrore, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Moti i keq ka goditur Italinë veriore dhe qendrore, ku si pasojë e saj kanë mbetur 2 të vdekur dhe 3 të plagosur.

18 Gusht 2022, 16:53 Nga s.s
Moti i keq godet Italinë veriore dhe qendrore, 2 të vdekur dhe 3
Moti i keq në Itali

ITALI- Italia veriore dhe qendrore është prekur nga vala e motit të keq ku humbën jetën dy persona. Ajo shkaktoi edhe dëme të mëdha në qytet.

Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Luça dhe Carrara.

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.

Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë. 

itali moti i keq ne itali

Sondazh

Poll