Bota

“Lideri i Opozitës”, gafa e BE, eurodeputeti austriak: Të sqarohet menjëherë!

Por ajo qe ka habitur sot është fakti se në njoftimin zyrtar në faqen e Bsashkimit Europian për takimimn, Albin Kurtit i referohen si lideri i opozitës dhe jo si kryeministri i Kosovës.

18 Gusht 2022, 16:42 Nga e.k
“Lideri i Opozitës”, gafa e BE, eurodeputeti austriak: Të
Albin Kurtit dhe Lukas Mandl

BRUKSEL- Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian po mbahet dialogu Kosovë-Serbi për t'i dhënë fund zgjidhjes së krizës të krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti që nxiti revolta dhe përplasje në veri të Kosovës.

Por ajo qe ka habitur sot është fakti se në njoftimin zyrtar në faqen e Bsashkimit Europian për takimimn, Albin Kurtit i referohen si lideri i opozitës dhe jo si kryeministri i Kosovës.

Kjo i ka rënë në sy gazetares austriake Franziska Tschinderle e cila shkruan se është e pabesueshme të bëhet një gabim i tillë. Ndërkohë dhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl shprehet se BE duhet të japë një sqarim për këtë çështje. 

“Ndoshta mund të kërkoj një sqarim për çështjen që gazetarja ka ngritur”, ka shkruar Mandl. duke ia adresuar pyetjen Von Der Leyen-it, Birellit, Varhelyit dhe Lajcakut.

“Lideri i Opozitës”, gafa e BE, eurodeputeti austriak: Të

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshgme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll