Bota

VIDEO/ Pamjet me dron tregojnë momentin kur aligatori kafshon një burrë në kokë

Një aligator i ka kafshuar kokën një notari në SHBA teksa po notonte në liqenin Thonotosassa. Ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 6 orë për të riparuar dëmtimin e kafkës dhe nofullës së tij

18 Gusht 2022, 16:44 Nga s.s
VIDEO/ Pamjet me dron tregojnë momentin kur aligatori kafshon një
Droni kap notarin teksa përballet me aligatorin

SHBA- Një burrë në zonën e Gjirit të Tampa ka ndarë pamjet me dron të momentit kur një aligator i ka kafshuar kokën teksa po notonte në liqenin Thonotosassa.

Juan Carlos La Verde, një zjarrfikës 34-vjeçar dhe veteran i Forcave Ajrore të SHBA-së, shihet në video duke notuar kur aligatori filloi të notonte me shpejtësi drejt tij, duke kafshuar kokën e notarit.

Si rezultat i kafshimit, La Verde u dërgua me nxitim në Tampa General dhe mësoi se një pjesë të kafkës së tij ishte dëmtuar shumë, i cili kishte pësuar edhe thyerje nofulle. Sipas New York Post, ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 6 orë për të riparuar dëmtimin e kafkës dhe nofullës së tij, pas së cilës u transferua në ICU.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Përditësimi i fundit, që nga e marta, u postua në Facebook nga gruaja e Juan Carlos, Christine. Tani ekziston një donacion online 'GoFundMe' për të ndihmuar në pagimin e operacioneve të La Verde që ka gjeneruar më shumë se 50 mijë dollarë.

aligator shba

Sondazh

Poll