Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 8 persona, dyshohet se vrasja u krye nga vrasës me pagesë

Personat e shoqëruar dyshohet se janë persona që mund të kenë lidhje me vrasjen.

18 Gusht 2022, 13:47 Nga A.B
Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 8 persona, dyshohet se vrasja u
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Tetë persona janë shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e sotme në mbikalimin e Panajasë. Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer me vrasës me pagesë. Personat e shoqëruar dyshohet se janë persona që mund të kenë lidhje me vrasjen e të tjerë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Atentati la pas të vdekur Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon. 

Mjeti i tyre u qëllua me breshëri arme nga autorët të cilët po i ndiqnin këmba këmbës. Dyshohet se autorët ishin tre e për të humbur gjurmët dogjën mjetin në Fier. 

vrasja e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll