Aktualitet

Atentati në Vlorë, Lena ruhej e lëvizte me ‘blind’, sot u gjend para autorëve me makinën e gabuar

Bashkë me Hakim Xhezon, vëllain e Eduart Xhezos, Lena është nisur nga Vlora në drejtim të Fierit, por rruga iu pre në mes.

18 Gusht 2022, 11:41 Nga F.M
Atentati në Vlorë, Lena ruhej e lëvizte me ‘blind’,
Vendi ku ndodhi atentati, Vlorë

VLORË- Shpati (Geno) Lena, i vrarë sot në atentatin e dyfishtë në Panaja të Vlorës është vënë në pranga më 23 mars të vitit të kaluar për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Por, pesë muaj më vonë, Lena u lirua dhe Gjykata e vendosi në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Që nga ai moment, Lena ‘ruhej’ shumë dhe lëvizte me makinë të blinduar. Gjithashtu mësohet se dy muajt e fundit ruhej e vëzhgohej nga personat që sot i bënë bënë prite. Ata kanë pikasur momentin që Lena është treguar i pakujdesshëm dhe nuk ka marrë mjetin e blinduar.

Bashkë me Hakim Xhezon, vëllain e Eduart Xhezos, Lena është nisur nga Vlora në drejtim të Fierit, por rruga iu pre në mes. Në momentin që ndodheshin në mbikalimin e Panajasë, janë qëlluar me breshëri plumbash nga tre persona që ndodheshin gjithashtu në një makinë në lëvizje. Plumbat bënë që mjeti ku ishin Xhezo e Lena të humbte kontrollin e të përfundonte në kanal.

Deri më tani është raportuar dhe për një person të tretë të plagosur, por ende nuk dihen detaje të tjera për të. Pak minuta pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve. ‘BMW’-ja pa targa rezulton e vjedhur në Durrës. Brenda saj u gjetën tre kallashnikovë që janë përdorur në krim. Pista kryesore e hetimit për vrasjen në fjalë është sherri i ndodhur në vitin 2019 që solli vrasjen e Beqirajt.

vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll