Aktualitet

Sherr me shkopinj e thika në Lezhë, lëndohen dy persona, policia i arreston (EMRAT)

Në konflikt janë përfshirë Alban Bibaj dhe Aleksandër Lulaj. Këta persona kanë qëlluar njëri-tjetrin duke shkaktuar plagë të shumta

18 Gusht 2022, 13:32 Nga A.B
Sherr me shkopinj e thika në Lezhë, lëndohen dy persona, policia
Policia Lezhe

LEZHË- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, duke përdorur mjete të forta. Policia bën të ditur se në konflikt janë përfshirë Alban Bibaj dhe Aleksandër Lulaj. Këta persona kanë qëlluar njëri-tjetrin duke shkaktuar plagë të shumta. Nuk dihet ende arsyeja se përse Bibaj e Lulaj plagosën njëri tjetrin. 

Të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale 'plagosje e rëndë'. 

NJOFTIMI I POLICISË:

A.B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

plagosje ne lezhe aleksander lulaj alban bibaj

Sondazh

Poll