Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian Nikulajt, autorët largohen me BMW, gjendet një makinë e djegur
Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital 2 Dhjetor, 22:2...
Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital 2 Dhjetor, 22:2...
Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin, i kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli 2 Dhjetor, 09:43 ...
Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike 2 Dhjetor, 11:16 Kuvendi i Partisë Demokratike, Berisha mbërri...
Naim Murseli u arrestua për vrasjen e gruas së tij, reagon Çitaku: Jam pa fjalë, sa dhimbje e trishtim 1 Dhjetor, 21:27 ...
• Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduart Xhezos që vrau biznesmenin Arben Beqiraj në vitin 2019 është ekzekutuar sot me breshëri plumbash në Vlorë. Bashkë me 34-vjeçarin mbeti i vrarë edhe Shpati (G) Lena, i përfshirë gjithashtu në vrasjen e Beqirajt, të njohur si ‘Arbeni i Çeçesë’. • Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Ndryshe nga zakonisht, Lena e Xhezo nuk morën mjet të blinduar por po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET. • Në momentin që të rinjtë hipën në mbikalimin e Panajasë, atentatorët që deri më tani dyshohet të ketë qenë një skuadër prej tre personash, nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve. • Si pasojë e breshërisë së plumbave, Xhezo e Lena humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal. Ata ndërruan jetë në vend, ndërsa trupat e tyre u nxorrën nga mjeti i mbuluar në gjak pak momente më vonë. • Mjeti i autorëve rezulton të jetë vjedhur në Durrës. Ai u gjet i djegur në fshatin Frakull vetëm pak minuta pas krimit të rëndë. • Pistat ku po heton grupi hetimor janë dy, vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 dhe pazaret e drogës. Deri më tani janë shoqëruar tetë persona në polici, të dyshuar si vrasës me pagesë e njerëz me precedente penalë.
26 artikuj për këtë temë.
VLORË- Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dyshohet të jenë ‘tradhëtuar’ nga persona që janë pjesë e rrethit të tyre. Kjo pasi të dy lëviznin gjithmonë me makina të blinduara dhe kjo e sotmja ishte një lëvizje e ‘pamenduar’ nga ana e të rinjve, pasi udhëtonin me një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedeës Benz”. Shpati Lena jetonte në lagjen “24 Maji” ose siç njihet ndryshe si lagjja “Çole” dhe nuk ekspozohej në Vlorë.
Para pak muajsh ai humbi nënën e tij dhe në varrim i shkoi me mjaft vështirësi pasi nuk donte të rrezikonte.
Autorët i kishin ndjekur prej kohësh dhe e dinin destinacionin e itinerarin e dy të rinjve. Ndaj pritë ne organizuan sot, kur shënjestrat ishin të ‘pambrojtura’. Pa kanë qëllua me breshëri në ecje, atentatorët janë afruar në mjetin e Lenës e Xhezos e kanë qëlluar gjithashtu nga afër për tu siguruar që ‘puna’ e tyre kishte përfunduar.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dy personat që u vranë ditën e sotme në Vlorë janë 'shitur' nga njerëzit e tyre të besuar. E ftuar në News24, Lala tha se në momentin e parë që Shpati Lena e Hakim Xhezo kanë dalë të 'pasigurtë' duke qenë se nuk udhëtuan me mjet të blinduar siç bënin gjithmonë. Duke krahasuar rastet, Lala tha se në momentin e parë që një person me 'probleme' gabon, vritet.
"Shpati Leno lëvizte i kufizuar, madje e kishte të vështirë që të ikte dhe në funeralin e nënës së tij. Grupi që organizon këtë ngjarje ka qenë i mirinformuar, që ky automjet nuk ishte i blinduar, dhe nuk do të kishte shkëmbim zjarri. Mendoj se shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga brenda llojit. Ata bënin lëvizje të kontrolluar, dhe në momentin e parë kur lëviz i pasigurt, ndodh kjo ngjarje. Si në rastin e Sadikajt, që hodh në erë. Brilant Martinaj në momentin që doli jashtë mjetit i tij i blinduar, u vra. Kemi vrasës profesionistë. Precizoni me të cilin kanë qëlluar, dhe intensitetit ka qenë në pjesë ballore. Atentatorët kanë qenë të vendosur që të vrasin viktimat. Personat me probleme nuk lëvizin lirshëm. Shpati Lena është tradhtuar nga dikush, pasi ka lëvizur dhe këtë duhet ta zbardhë hetimi se ku ishte nisur ai. Personi që e ka ftuar në takim e ka tradhtuar atë. Bosët e krimit janë vrarë apo tradhtuar nga njerëz të besuar. U krye në masakër, aty mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm. Policia po nënshtrohet përballë krimit. Nuk kemi parë deri më tani përveç rastit të Dumanit që foli me emra korrekte, që ishte si një dhuratë që iu bë institucioneve, ka shumë raste të pakta të tilla. Në momentin kur ka përplasje në politikë, ky moment shfrytëzohet nga bandat. Ne kemi trafikantë në policinë e shtetit, zyrtare që marrin pagesa nga kriminelët, kemi policë të droguar, por kemi dhe zyrtarë të ndershëm,"- tha Lala.
Çfarë ndodhi sot?
Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.
VLORË- Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dy personat që mbetën të vrarë në atentatin e ndodhur këtë paradite në Vlorë-Fier ishin nisur për në burgun e Lushnjes. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se dyshja do të takonin Eduart (Ermal) Xhezon, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 pas sherrit për kalin. Në mjetin e viktimave u gjetën rroba e ushqime që do t’i dërgonin Xhezos së dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Beqirajt.
Ky itinerar është bërë edhe më herët nga viktimat, të cilat siç duket janë mbajtur nën vëzhgim nga atentatorët që prisnin momentin e duhur për t’i goditur. Çasti ishte sot pasi Lena e Xhezo që gjithmonë lëviznin me makinë të blinduar, hipën në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036 ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri.
Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.
VLORË- Kontrolle masive në Vlorë. Vetëm pak orë pasi atentati që la pas dy viktima, Shpati Lena e HakimXhezo tronditi vendin, blutë e Vlorës kanë 'blindur' vendin. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në banesa të ndryshme. Një prej shtëpive që po kontrollohet është edhe ajo e Indrit (Endrit) Sabedinit, i cili u ka shpëtuar dy atentateve.
Në dhjetor të vitit 2021, në mjetin e Sabedinit shpërtheu një sasi tritoli. I riu mbijetoi. Në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me tritol. Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e tij, por 34-vjeçari e pikasi, duke evituar kështu një tragjedi. Nuk dihet arsyeja e kontrollit të banesës së Sabedinit, nuk dimë ende të themi se çfarë e lidhte 34-vjeçarin me dy viktimat.
Çfarë ndodhi sot?
Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.
VLORË- Tetë persona janë shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e sotme në mbikalimin e Panajasë. Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer me vrasës me pagesë. Personat e shoqëruar dyshohet se janë persona që mund të kenë lidhje me vrasjen e të tjerë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Atentati la pas të vdekur Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon.
Mjeti i tyre u qëllua me breshëri arme nga autorët të cilët po i ndiqnin këmba këmbës. Dyshohet se autorët ishin tre e për të humbur gjurmët dogjën mjetin në Fier.
VLORË- Shpati Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç ishin nisur sot nga Vlora në drejtim të Fierit, por rruga ju ore në mes. Ndryshe nga zakonisht, të rinjtë nuk përdorën mjet të binduar, por hipën në një makinë të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz”, tip ‘B Class’ me targa AB 036ET.
Kjo gjë ishte pikasur nga persona që siç duket prisnin momentin për t’i goditur. Dhe, në momentin që të rinjtë hipën në mbikalimin e Panajasë, atentatorët që deri më tani dyshohet të ketë qenë një skuadër prej tre personash, nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.
Si pasojë e breshërisë së plumbave, Xhezo e Lena humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal. Ata ndërruan jetë në vend, ndërsa trupat e tyre u nxorrën nga mjeti i mbuluar në gjak pak momente më vonë. Mjeti i autorëve rezulton të jetë vjedhur në Durrës. Ai u gjet i djegur në fshatin Frakull vetëm pak minuta pas krimit të rëndë.
Pistat ku po heton grupi hetimor janë dy, vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 dhe pazaret e drogës.
VLORË- Dy janë pistat ku grupi hetimor është fokusuar për hetimin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në mbikalimin e Panajasë në Vlorë këtë paradite. Një prej tyre është vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, pasi të dy viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo rezultojnë të përfshirë në këtë ngjarje.
Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë në vitin 2019?
Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.
Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t'u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.
Të dy palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autori i vrasjes, Eduart Xhezo është pas hekurave. Lena u shpall në kërkim pasi akuzohej për përkrahje të autorit në krim, por u arrestua në mars të këtij viti. Më 23 mars, ai u kap teksa qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Lena ishte bashkë me Ariel Kingjin e Kristi Drollin. Por, pavarësisht akuzave, Lena u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’.
“Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Waves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete,”- thuhej në njoftimin e asaj kohe.
Pista e dytë është ajo e pazareve të drogës.
Hakim dhe Eduari Xhezo, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Lligjit. OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduart dhe Hakim Xhezo. Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë. Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë arsye nuk përjashtohet edhe kjo pistë hetimi.
VLORË- Shpati (Geno) Lena, një nga personat që mbetën të vrarë në atentatin e ndodhur këtë paradite në mbikalimin e Panajasë në Vlorë u vu në pranga në mars të këtij viti pasi u kap me armë zjarri. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur Lena ndalohet nga forcat ‘Shqiponja’ dhe vihet në pranga në zonën e Ujit të Ftohtë.
Shpati Lena ishte shpallur në kërkim dhe akuzohej gjithashtu për përkrahjen e autorit të krimit për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Vlorë. Por, pavarësisht akuzave, Lena u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’. Në këtë mënyrë ai i ‘shpëtoi’ burgut, por jo kundërshtarëve, të cilët pesë muaj më vonë i organizuan një pritë.
Sot, ai udhëtonte bashkë me Hakim Xhezon, vëllain e Eduart XHezos që është në burg për vrasjen e Beqirajt. Dyshja ndodheshin në një mjet të llojit “Mercedes Benz” në momentin që një tjetër makinë u doli paralel dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Të dy ndërruan jetë.
Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë në vitin 2019?
Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.
Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t'u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.
Të dyja palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autor i vrasjes Eduart Xhezo është pas hekurave. Në pranga përfundoi edhe Lena, por muaj më vonë u la në arrest shtëpie. Tashmë, tre vite pas ngjarjes së rëndë, ai ra pre e një atentati teksa udhëtonte nga Vlora drejt Fierit.
TIRANË- Ky është mjeti në të cilën u qëlluan me breshëri arme Hakim Xhezo (i njohur si Bushi) dhe Shpati Lena në Panaja të Vlorës. Dosja.al ka siguruar videon nga momenti kur mjeti 'Benz', i mbuluar nga gjaku nxirret nga kanali, aty ku përfundoi pasi u qëllua me breshëri arme nga autorët.
Këta të fundit dyshohet se ishin tre. Mjeti i tyre u gjet i shkrumbuar në Fier, brenda së cilës ishin tre armë. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për trafik droge apo hakmarrje.
VLORË- Shpati (Geno) Lena, i vrarë sot në atentatin e dyfishtë në Panaja të Vlorës është vënë në pranga më 23 mars të vitit të kaluar për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Por, pesë muaj më vonë, Lena u lirua dhe Gjykata e vendosi në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.
Që nga ai moment, Lena ‘ruhej’ shumë dhe lëvizte me makinë të blinduar. Gjithashtu mësohet se dy muajt e fundit ruhej e vëzhgohej nga personat që sot i bënë bënë prite. Ata kanë pikasur momentin që Lena është treguar i pakujdesshëm dhe nuk ka marrë mjetin e blinduar.
Bashkë me Hakim Xhezon, vëllain e Eduart Xhezos, Lena është nisur nga Vlora në drejtim të Fierit, por rruga iu pre në mes. Në momentin që ndodheshin në mbikalimin e Panajasë, janë qëlluar me breshëri plumbash nga tre persona që ndodheshin gjithashtu në një makinë në lëvizje. Plumbat bënë që mjeti ku ishin Xhezo e Lena të humbte kontrollin e të përfundonte në kanal.
Deri më tani është raportuar dhe për një person të tretë të plagosur, por ende nuk dihen detaje të tjera për të. Pak minuta pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve. ‘BMW’-ja pa targa rezulton e vjedhur në Durrës. Brenda saj u gjetën tre kallashnikovë që janë përdorur në krim. Pista kryesore e hetimit për vrasjen në fjalë është sherri i ndodhur në vitin 2019 që solli vrasjen e Beqirajt.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Hoxha rikujton statusin e bërë më 17 korrik 2022, ditë kur ndodhi masakra e Fushë-Krujës. Gazetari thotë se krimi i organizuar është kthyer në një betejë të pamëshirshme dhe ka ndryshuar hierarkinë drejtuese të një dekade në vazhdim. Po ashtu, ai ironizon qeverinë duke shkruar se është kthyer në një agjensi funeralesh e se nuk e përballon dot fluskin e personave të vrarë.
“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..: Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik. Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve'- shkruan Artan Hoxha.
VLORË- Hakim Xhezo është viktima i dytë i identifikuar nga policia. Xhezo mbeti i vrarë së bashku me Shpati Lenën, në mjetin e tyre 'Benz'. Ata u qëlluan me breshëri arme në aksin Fier-Vlorë, nga mjeti i autorëve të cilët u afruan paralel për të kryer vrasjen.
Xhezo nuk është i panjohur për mediat. Ai është vëllai i Eduart Xhezos, i cili bashkë me Shpat Lenën vranë Arben Beqirajn në vitin 2019, pas sherrit se kali në pronësi të Xhezos kishte kaluar para lokalit të viktimës, Beqirajt.
Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë i cili ishte në mjet me viktimat.
VLORË- Një nga personat që u vra sot në Vlorë, Shpati Lena është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Kjo pasi në vitin 2019 është përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë?
Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.
Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t'u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.
Të dyja palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autor i vrasjes Eduart Xhezo është pas hekurave. Në pranga përfundoi edhe Lena, por muaj më vonë u la në arrest shtëpie. Tashmë, tre vite pas ngjarjes së rëndë, ai ra pre e një atentati teksa udhëtonte me miqtë e tij nga Vlora drejt Fierit. I riu është një nga viktimat e atentatit të ndodhur sot.
VLORË- Makina e përdorur në atentatin e ndodhur në aksin Fier-Vlorë dyshohet të jetë vjedhur në Durrës. Mjeti i llojit ‘BMW’ pa targa mësohet se është denoncuar si e vjedhur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Konkretisht mësohet të jetë vjedhur një vit më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë paradite. Viktimat po udhëtonin me një mjet të llojit “Mercedes Benz” në momentin që u qëlluan me breshëri plumbash nga pas. Mjeti i viktimave ka përfunduar në kanal. Fillimisht është raportuar për dy viktima, por informacionet e fundit bëjnë me dije se bilanci mund të jetë rënduar e numri i viktimave të ketë shkuar në tre.
VLORË- Shpati Lena është një nga personat që u vra këtë paradite në Vlorë. I riu është 37 vjeç. Ai ndodhej në mjetin e llojit "Mercedes Benz" bashkë me një tjetër person që nuk është identifikuar ende në momentin që u qëlluan me breshëri plumbash.
Të dy ndërruan jetë në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë, në aksin Fier-Vlorë, rreth orës 09:00.
VLORË- Grupi hetimor ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur atentati, në aksin Fier-Vlorë. Siç shihet edhe në video, makina e viktimave është hapur nga autoritetet dhe nga momentin në moment pritet të bëhet nxjerrja e trupave. Dyshohet se brenda mjetit ndodhen tre persona që kanë humbur jetën.
Më herët është raportuar për dy të vrarë dhe një të plagosur, por informacionet e fundit bëjnë me dije se mund të ketë shkuar në tre numri i viktimave.
VLORË- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi rreth orës 09:00 në mbikalimin e Panajasë. Në njoftim thuhet se në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa. Ai dyshohet të jetë mjeti i përdorur në krimin e dyfishtë. Brenda makinës janë gjetur tre armë zjarri të llojit automatik.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”. Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMë”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.
VLORË- Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi ku autorët e vrasjes së dyfishtë që ndodhi këtë mëngjes në Vlorë, dogjën mjetin e përdorur në krim. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja. Flakët janë shuar dhe brenda mjetit janë gjetur 3 kallashnikovë me të cilin mendohet të jenë vrarë dy personat.
Dy viktimat dhe personi që mbeti i plagosur po udhëtonin në mjetin e llojit ‘Mercedez Benz’ dhe u qëlluan nga pas me breshëri plumbash. Mjeti i viktimave humbi kontrollin si pasojë e të shtënave dhe ra në kanal.
VLORË- Atentati i kryer mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë ishte i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi.
Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.
Pritet që të sekuestrohen disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave për një itinerar të gjatë.
VLORË- Dy të vdekur dhe 1 i plagosur! Ky është bilanci i atentatit që ndodhi ditën e sotme në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja. Dëshmitarët kanë treguar se autorët ishin tre persona, njëri drejtonte mjetin ndërsa dy të tjerët qëlluan me armë. Ata qëlluan nga një mjet në ecje me breshëri kallashnikovi drejt mjetit 'Benz' të viktimave. Trupat e tyre ndodhen ende në mjet, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit e cila dyshohet se i përket autorëve. Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.
VLORË- Dosja.al ju sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati i dyfishtë këtë mëngjes. Në pamje duket mjeti i viktimave që ka përfunduar në kanal, pasi ka humbur kontrollin pas të shtënave. Në vendin e ngjarjes, në aksin Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja ndodhet edhe auto-ambulanca.
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e këtij atentati. Ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje teksa ndodheshin në mjetin e tyre. Ende nuk janë identifikuar dy personat që kanë mbetur të vdekur apo i plagosuri. Nuk dihen akoma detaje rreth dinamikës së ngjarjes.
Pak minuta pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.
VLORË- Vrasja e dyfishtë nën aksin Fier-Vlorë, në fshatin Panaja, ka krijuar trafik të rënduar në zonë. Për shkak të rrethimit të zonës nga ana e policisë është bllokuar autostrada.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen identitetet e personave të vrarë dhe atij të plagosur. Policia ka nisur punën për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
VLORË- Rëndohet bilanci i vrasjes në fshatin Panaja të Vlorës. Autorët kanë qëlluar nga një mjet në ecje me breshëri arme ndaj makinës 'Ford', e cila më pas ka përfunduar në kanal. Nga të shtënat raportohet se deri më tani kanë ndërruar jetë dy persona ndërsa ka mbetur i plagosur një person.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes aty ku ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit, e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit.
FIER- Një mjet është gjetur i djegur pak minuta pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Panaja. Dyshohet se mjeti i cili është gjetur në fshatin Frakull të Fierit, i përket autorëve të krimit. Mjeti i cili rezulton se është vjedhur në Durrës ka targa italiane.
Sipas dëshmitarëve, autorët që lanë pas 2 viktima dhe një person të plagosur ishin tre. Njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy të tjerët kishin rolin e qitësit. Drejt mjetit 'Benz' të viktimave është qëlluar me mbi 60 plumba. Policia ka rrethuar zonën e për pasojë është krijuar trafik i rënduar në autostradë.
VLORË- Atentat në Vlorë. Dy persona janë vrarë e një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Panajasë, aty ku mjeti i autorëve ka qëlluar me breshëri arme ndaj 'Benz', duke lënë pas 2 viktima. Mjeti i këtyre të fundit ka përfunduar në kanal. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
VLORË- Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga dy vrasjet në Sarandë dhe në Elbasan, një tjetër është raportuar në vend. Në Vlorë, në fshatin Panaja, dyshohet se kanë mbetur viktimë dy persona ndërsa një tjetër u plagosur si pasojë e një atentati.
Ngjarja ka ndodhur sot, në fshatin Panaja në afërsi të mbikalimit. Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës dhe raportohet për dy të vdekur. Automjeti ka përfunduar në kanal 50 metra pasi ka kaluar mbikalimin e Panajasë. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.