Aktualitet

DINAMIKA/ Në 200 metra rrugë zbrazën 60 plumba, si u vranë Bushi e Shpati në mbikalim

Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

18 Gusht 2022, 13:41 Nga F.M
DINAMIKA/ Në 200 metra rrugë zbrazën 60 plumba, si u vranë
Makina e Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos

VLORË- Shpati Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç ishin nisur sot nga Vlora në drejtim të Fierit, por rruga ju ore në mes. Ndryshe nga zakonisht, të rinjtë nuk përdorën mjet të binduar, por hipën në një makinë të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz”, tip ‘B Class’ me targa AB 036ET.

Kjo gjë ishte pikasur nga persona që siç duket prisnin momentin për t’i goditur. Dhe, në momentin që të rinjtë hipën në mbikalimin e Panajasë, atentatorët që deri më tani dyshohet të ketë qenë një skuadër prej tre personash, nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

Si pasojë e breshërisë së plumbave, Xhezo e Lena humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal. Ata ndërruan jetë në vend, ndërsa trupat e tyre u nxorrën nga mjeti i mbuluar në gjak pak momente më vonë. Mjeti i autorëve rezulton të jetë vjedhur në Durrës. Ai u gjet i djegur në fshatin Frakull vetëm pak minuta pas krimit të rëndë.

Pistat ku po heton grupi hetimor janë dy, vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 dhe pazaret e drogës.

shpati lena hakim xhezo vrasje e dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll