Aktualitet

VIDEO/ Drogë me postë nga Anglia, arrestohen dy të rinjtë, njëri kapet në derën e taksisë

Gjatë operacionit të sotëm, u sekuestruan 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me kanbis, me peshë rreth 340 gramë.

18 Gusht 2022, 12:54 Nga I.A,F.M
VIDEO/ Drogë me postë nga Anglia, arrestohen dy të rinjtë,
Pamje nga aksioni

DURRËS- Dy adoleshentë me emrat Mariglen Vata dhe David Shehu janë vënë në arrest ditën e sotme në kuadër të operacionit “Green mail 2”. Dy 18-vjeçarët janë arrestuar pasi akuzohen se kanë sjellë lënë narkotike me anë të postës nga Anglia në Shqipëri. Ky është operacioni i dytë policor në lidhje me këtë, pasi operacioni i parë u bë në 30 qerhsor të këtij viti. Gjatë operacionit të sotëm, u sekuestruan 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me kanbis, me peshë rreth 340 gramë. Në pakot me të cilat ishte mbështjellë kanabisi shkruheshin emra të dy personave Ardit Brahaj dhe Armir Cena, mbi të cilët ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Green mail 2”. Sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 pako me 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 2”, si rezultat i të cilit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: -M. V., 18 vjeç dhe D. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, shtetasi D. Sh. Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë. Vijon puna nga Njësia per Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

 

david shehu mariglen vata

Sondazh

Poll