Vrasja e UIqinakut/ Policia kërkon 18-vjeçarin, Peqini rezulton nipi i Mandelës së Elbasanit
Horgito Peqini rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela
ELBASAN- Horgito Peqini është 18-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. I riu, u përfshi në një konflikt me 33-vjeçarin mbrëmjen e djeshme. Bashkë me dy persona të tjerë, Peqini u konfliktua me Ulqinakun e më pas e qëlluan me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Po kush është 18-vjeçari i shpallur në kërkim?
Horgito Peqini rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer më pas si më të njohurin e Elbasanit.
Mandela është dënuar për disa vepra penale, si grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash. Pas arrestimit, në një bankë franceze, "Mandelës" i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit.
Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend mbrëmjen e djeshme. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritit i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.
Sondazh
VIDEO/ I shpëtoi burgut, por jo ‘kundërshtarëve’, momenti kur Shpati Lena kapet me armë tek Uji i Ftohtë
Momenti i arrestimit të Shpati Lenës, 23 mars 2022 VLORË- Shpati (Geno) Lena, një nga personat që mbetën të vrarë n...
VIDEO/ Drogë me postë nga Anglia, arrestohen dy të rinjtë, njëri kapet në derën e taksisë
Pamje nga aksioni DURRËS- Dy adoleshentë me emrat Mariglen Vata dhe David Shehu janë vënë në arrest ditën e sotme n...
VIDEO- Nxirret nga kanali mjeti i 'Bushit' dhe 'Shpatit', gjaku mbulon 'Benz-in'
Makina TIRANË- Ky është mjeti në të cilën u qëlluan me breshëri arme Hakim Xhezo (i njohur si Bushi) dhe Shpati Len...
Përplasi me vdekje 60-vjeçarin te 'Kodra e Diellit'/ Shoferja lihet në burg, përlotet e kërkon falje
Aksidenti TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 dite pë...
Dy aksidente brenda pak minutash, përplasen 7 makina në autostradën Durrës-Tiranë
Foto ilustruese DURRËS- Dy aksidente kanë ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, brenda një harku k...
Atentati në Vlorë, Lena ruhej e lëvizte me ‘blind’, sot u gjend para autorëve me makinën e gabuar
Vendi ku ndodhi atentati, Vlorë VLORË- Shpati (Geno) Lena, i vrarë sot në atentatin e dyfishtë në Panaja të Vlorës ...
Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, arrestohet një 18-vjeçar, policia i gjeti thikë dhe dorezë metalike
Madrit Ulqinaku ELBASAN- Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen që ndodhi mbrëmë në Elbasan, aty ku u vra 33-vjeçari Madrit ...
'Sezoni veror nisi'/ Vrasjet në vend, Artan Hoxha: Shteti është një agjensi funeralesh
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri. Përmes një po...
Atentati në Vlorë/ Viktima i dytë është Hakim Xhezo, i vëllai vrau Beqirajn pas sherrit për kalin
Arben Beqiraj VLORË- Hakim Xhezo është viktima i dytë i identifikuar nga policia. Xhezo mbeti i vrarë së bashku me Shpati Len...
U vra sot, Shpati Lena i përfshirë në vrasjen e “Arbenit të Çeçesë”, sherri për një kalë
Makina e viktimave, Vlorë VLORË- Një nga personat që u vra sot në Vlorë, Shpati Lena është një emër i njo...
