Aktualitet

Përplasi me vdekje 60-vjeçarin te 'Kodra e Diellit'/ Shoferja lihet në burg, përlotet e kërkon falje

Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeccarit, Begzan Hyseni.

18 Gusht 2022, 12:22 Nga A.B
Përplasi me vdekje 60-vjeçarin te 'Kodra e Diellit'/
Aksidenti

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 dite për 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg deri në kryrjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte. Garo është përlotur në sallë duke kërkuar falje mirëpo nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e hënë (15 gusht) në zonën e 'Kodrës së Diellit', ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë. 60-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë të aksidentuarit e tjerë kanë lënë spitalin.

elinta garo

Sondazh

Poll