Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Viktima i dytë është Hakim Xhezo, i vëllai vrau Beqirajn pas sherrit për kalin

Xhezo nuk është i panjohur për mediat. Ai është vëllai i Eduart Xhezos, i cili bashkë me Shpat Lenën vranë Arben Beqirajn në vitin 2019

18 Gusht 2022, 11:20 Nga A.B
Atentati në Vlorë/ Viktima i dytë është Hakim Xhezo, i
Arben Beqiraj

VLORË- Hakim Xhezo është viktima i dytë i identifikuar nga policia. Xhezo mbeti i vrarë së bashku me Shpati Lenën, në mjetin e tyre 'Benz'. Ata u qëlluan me breshëri arme në aksin Fier-Vlorë, nga mjeti i autorëve të cilët u afruan paralel për të kryer vrasjen. 

Xhezo nuk është i panjohur për mediat. Ai është vëllai i Eduart Xhezos, i cili bashkë me Shpat Lenën vranë Arben Beqirajn në vitin 2019, pas sherrit se kali në pronësi të Xhezos kishte kaluar para lokalit të viktimës, Beqirajt.

Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë i cili ishte në mjet me viktimat. 

vrasje e dyfishte ne vlore eduart xhezo shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll