Aktualitet

U vra sot, Shpati Lena i përfshirë në vrasjen e “Arbenit të Çeçesë”, sherri për një kalë

Tre vite pas ngjarjes së rëndë, Lena vritet në atentat.

18 Gusht 2022, 11:12 Nga F.M
U vra sot, Shpati Lena i përfshirë në vrasjen e “Arbenit
Makina e viktimave, Vlorë

VLORË- Një nga personat që u vra sot në Vlorë, Shpati Lena është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Kjo pasi në vitin 2019 është përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. 

Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë?

Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.

Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të  armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t'u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.

Të dyja palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autor i vrasjes Eduart Xhezo është pas hekurave. Në pranga përfundoi edhe Lena, por muaj më vonë u la në arrest shtëpie. Tashmë, tre vite pas ngjarjes së rëndë, ai ra pre e një atentati teksa udhëtonte me miqtë e tij nga Vlora drejt Fierit. I riu është një nga viktimat e atentatit të ndodhur sot.

shpati lena vrasje e dyfishte ne vlore hakim xhezo

Sondazh

Poll