Aktualitet

'Sezoni veror nisi'/ Vrasjet në vend, Artan Hoxha: Shteti është një agjensi funeralesh

Gazetari thotë se krimi i organizuar është kthyer në një betejë të pamëshirshme dhe ka ndryshuar hierarkinë drejtuese të një dekade në vazhdim

18 Gusht 2022, 11:38 Nga A.B
'Sezoni veror nisi'/ Vrasjet në vend, Artan Hoxha: Shteti
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Hoxha rikujton statusin e bërë më 17 korrik 2022, ditë kur ndodhi masakra e Fushë-Krujës. Gazetari thotë se krimi i organizuar është kthyer në një betejë të pamëshirshme dhe ka ndryshuar hierarkinë drejtuese të një dekade në vazhdim. Po ashtu, ai ironizon qeverinë duke shkruar se është kthyer në një agjensi funeralesh e se nuk e përballon dot fluskin e personave të vrarë. 

Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..: Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik. Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve'- shkruan Artan Hoxha.

'Sezoni veror nisi'/ Vrasjet në vend, Artan Hoxha: Shteti

artan hoxha vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll