Sport

CHAMPIONS LEAGUE PLAY-OFF/ Bodo Glimt dhe Kopenhagen buzëqeshin, barazim mes Rangers dhe PSV

Ditën e martë u luajtën ndeshjet e para të Champions League, për raundin 'play-off'.Të gjitha sfidat janë ende të hapura. Trabzonspor mbetet i gjallë pavarësisht humbjes 2-1 në Kopenhagen.

16 Gusht 2022, 23:13 Nga DOSJA

CHAMPIONS LEAGUE PLAY-OFF/ Bodo Glimt dhe Kopenhagen buzëqeshin, barazim

EUROPË- Ditën e martë u luajtën ndeshjet e para të Champions League, për raundin 'play-off'.Të gjitha sfidat janë ende të hapura. Trabzonspor mbetet i gjallë pavarësisht humbjes 2-1 në Kopenhagen.

Gjithçka do të vendoset edhe mes Rangers dhe PSV pas barazimit 2-2 në Glasgow. Pasiguri mes Bodo/Glimt dhe Dinamo Zagrebit me fitoren 1-0 të norvegjezëve.

BODO GLIMT-DINAMO ZAGREB 1-0

Mjafton një gol i Pellegrinos në minutën e 37-të për Bodo/Glimt për të shkuar me moral më të lartë në Zagreb. Një fitore që lë ende gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit në Kroaci, ku skuadra e Çaçiç do të tentojë të përmbysë hierarkitë dhe të fitojë një vend në grupe.

KOPENHAGEN 2-1 TRABZONSPOR

Trabzonspor rihap çështjen kualifikim. Një mundësi e humbur për danezët që mund të shkonin në ndeshjen e dytë në Turqi me avantazhin e dy golave.
Claesson (9') dhe Lerager (48') do të shënonin për vendasit, ndërkohë Bakasetas do të realizonte 10 minuta nga fundi i takimit.

RANGERS-PSV 2-2

Sangare çoi miqtë në avantazh në minutën e 37-të, Colak dhe Laërence përmbysën rezultatin nga fundi i pjesës së parë deri në minutën e 70-të, por në minutën e 78-të ekipi holandez do të barazonte shifrat.

E.Ç (Dosja.al)

champions league

Sondazh

Poll