Sport

Musk do të blejë Manchester United? “Eshtë vetëm një shaka”, miliarderi e mohon

Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga i njëjti sipërmarrës miliarder, i cili kur u pyet nga një ndjekës

17 Gusht 2022, 10:29 Nga DOSJA

Musk do të blejë Manchester United? “Eshtë vetëm

ANGLI - Një postim në Twitter gjatë natës tronditi tregjet ndërkombëtare dhe botën e futbollit. Elon Musk do të blejë një klub në Premier League. Kështu bëhet e ditur në një mesazh të publikuar, në platformën sociale nga pronari i Teslas: “Unë do të blej Manchester United”. 

Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga i njëjti sipërmarrës miliarder, i cili kur u pyet nga një ndjekës, nëse lajmi ishte serioz, ai iu përgjigj: "Jo, është thjesht një shaka e kahershme në Twitter. Nuk do të blej asnjë ekip sportiv".

Musk do të blejë Manchester United? “Eshtë vetëm

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll