Sport

Cristiano Ronaldo akuzon mediat: “Do ta dinë shpejt të vërtetën. Nga 100 lajme që kanë shkruar, vetëm 5 ishin të sakta”...

Portugezi theu heshtjen në Instagram, duke iu përgjigjur një fansi

17 Gusht 2022, 07:04 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo akuzon mediat: “Do ta dinë shpejt të
Cristiano Ronaldo me United, në ndeshjen ndaj Brentford

ANGLI - Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, Cristiano Ronaldo i është përgjigjur një fansi lidhur me thashethemet për të ardhmen e tij, që e çojnë jashtë Manchester United, duke sulmuar mediat që kanë dhënë lajme të pa sakta se ku do të luajë ai këtë sezon.

“Do ta dinë të vërtetën kur të jap një intervistë pas disa javësh. Mediat thonë gënjeshtra. Unë kam një fletore dhe në muajt e fundit nga 100 lajmet që kanë shkruar, vetëm pesë ishin të sakta. Imagjinoni si janë gjërat. Mbajeni këtë këshillë,"- thotë CR7.

Cristiano Ronaldo akuzon mediat: “Do ta dinë shpejt të

Në orët e fundit, 'BBC' theksoi, se Manchester United tani mund ta lërë Cristiano Ronaldon të shkojë pas fillimit të keq të skuadrës, me dy humbje në dy ndeshje në Premier League që e kanë lënë atë në fund. Atmosfera e keqe në dhomat e zhveshjes dhe dëshira e portugezit për t'u larguar nga klubi për të luajtur në Champions League, duke u izoluar nga shokët e skuadrës, do të ishte kyç në këtë vendim sipas gazetës angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll