Sport

U kërcënua me vdekje! Ylli brazilian Willian ndërpret kontratën me Corinthians…

Lojtari i kombëtares së Brazilit ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Sao Paulos, pasi përveç bashkëshortes dhe fëmijëve, i ka marrë mesazhe kërcënuese edhe për babain dhe motrën…

17 Gusht 2022, 07:45 Nga DOSJA
U kërcënua me vdekje! Ylli brazilian Willian ndërpret

BRAZIL - Ish-lojtari i kombëtares braziliane, Willian (34) ka ndërprerë kontratën me Corinthians të Sao Paulo në Brazil, pasi mori kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjes së tij. Ish-ylli i Chelseas dhe Arsenalit e konfirmoi këtë javën e kaluar. “Kur unë dhe Corinthians nuk luajtëm mirë, familja ime u ofendua dhe u kërcënua në rrjetet sociale”, tha Willian për portalin ‘Globo Esporte’.

70-herë lojtari i kombëtares braziliane shpjegon më tej: “Mesazhet drejtoheshin kundër gruas dhe fëmijëve të mi. Së fundmi, edhe kundër babait dhe motrës sime.” Për këto arsye ai nuk shihte rrugëdalje tjetër, veçse të zgjidhte kontratën me Corinthians, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2023. Klubi i tij konfirmoi ndarjen.

Willian u kthye në Brazilin e tij të lindjes nga Arsenali i Londrës në gusht 2021. Në 36 ndeshje konkurruese, ai shënoi vetëm një gol dhe katër asistime. Paraqitje zhgënjyese për një kampion të Anglisë (dy herë: 2015 dhe 2017 me Chelsea) dhe ‘lojtari i sezonit’ në Premier League (2015/2016 dhe 2017/2018).

“Sigurisht, shpesh nuk kam luajtur aq mirë sa kam shpresuar, por kurrë nuk kam qenë një lojtar që shënoj 20 ose 30 gola në një sezon”,- tha ai për ‘ESPN’. Sezoni i tij më i mirë si shënues ishte në 2019 me Chelsean. Ai shënoi nëntë herë në Premierligë dhe nga një herë në Champions League dhe FA Cup.

Willian Borges da Silva, siç është emri i tij i plotë, u transferua në Europë në 2007. Këtu ai luajti për 14 vjet dhe u zhvillua si një nga lojtarët më të mirë brazilianë të kohës së tij. Ai ka bërë 337 ndeshje për Chelsean, 37 për Arsenalin, 221 për Shakhtar Donetsk dhe 17 për ish-klubin e pasur rus Anzhi Makhachkala. Ai mori pjesë në dy Kupa Botërore me Brazilin dhe u bë fituesi i Kupës së Amerikës (2019).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll