Sport

Nuk arriti një marrëveshje me Man.United, kështu mamaja-agjente e Rabiot bllokon merkaton e Juventusit

Nuk ka asnjë marrëveshje mes Manchester United dhe Adrien Rabiot. 'Djajtë e kuq' dhe nëna Veronique, që është dhe agjentja e lojtarit kishin lënë një takim për sot por kërkesa e lartë ka stepur klubin anglez.

16 Gusht 2022, 23:01 Nga DOSJA

Nuk arriti një marrëveshje me Man.United, kështu mamaja-agjente e

ITALI- Nuk ka asnjë marrëveshje mes Manchester United dhe Adrien Rabiot. 'Djajtë e kuq' dhe nëna Veronique, që është dhe agjentja e lojtarit kishin lënë një takim për sot por kërkesa e lartë ka stepur klubin anglez. 9 milionë në sezon ishte kërkesa e nënës së Adrien Rabiot, ndërsa oferta e United fillon nga 6.5 milionë në një bazë fikse për të arritur 8 me bonuset.

Por asnjëra palë nuk duket e gatshme të bëjë një hap tjetër më afër dhe kjo është ajo që po përflitet në mediat italiane dhe angleze. Kërkesa e lartë ka bërë që Manchester United ta kthejë vëmendjen te Casemiro. Nëna e Rabiot do të justifikohej me faktin se djali i tij po transferohet në një skuadër që nuk luan në Champions League.

Koha nuk premton dhe klubi bardhezi kërkon ta shesë sa më shpejt Rabiot, për t'i hapur rrugë merkatos dhe transferimit të Paredes nga PSG.

E.Ç (Dosja.al)

rabiot juventus

Sondazh

Poll