Sport

Brazil-Argjentinë nuk do të riluhet, tani është zyrtare…

Në shtator të vitit 2021 takimi u ndërpre pasi kishte nisur nga autoritetet shëndetësore braziliane, me pretendimin se katër lojtarë argjentinas kishin shkelur protokollin anti-Covid

17 Gusht 2022, 06:42 Nga DOSJA

Brazil-Argjentinë nuk do të riluhet, tani është

ARGJENTINE - Takimi Brazil-Argjentinë nuk do të riluhet, siç ishte parashikuar nga FIFA. Tani kjo është zyrtare, lajmin e bën të ditur Federata e Futbollit të Argjentinës. Ndeshja, e vlefshme për kualifikueset në Katar 2022 dhe e planifikuar fillimisht për 5 shtator 2021, u pezullua pas disa minutash nga ndërhyrja në fushë e autoriteteve vendase mjekësore, të cilat kërkonin izolimin për katër lojtarë nga Argjentina (Emiliano Martinez, Buendia, Lo Celso dhe Romero). 

Kjo pasi, sipas autoritetit shëndetësor brazilianë, 4 lojtarët nuk raportuan se kishin qenë në Mbretërinë e Bashkuar në katërmbëdhjetë ditët e fundit para mbërritjes së tyre. Prandaj protokolli parashikonte karantinim të detyrueshme për subjektet në fjalë. Argjentina, duke marrë parasysh situatën surreale që u krijuar nga kjo katrahurë e krijuar nga ndërprerja e lojës, nuk pranoi të kthehej në fushë, me logjikën: "ose të gjithë ose asnjë". 

Për fat të mirë, të dyja skuadrat, si Brazili dhe Argjentina, e kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Katar 2022” dhe riluajtja e këtij takimi, nuk do ta ndryshonte tablonë e renditjes në zonën e Conmobolit. Prandaj dhe FIFA, pranoi kërkesën e dy federastave respektive për të mos e rizhvilluar këtë ndeshje te prapambetur.

Brazil-Argjentinë nuk do të riluhet, tani është

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll