Sport

Arrestohet për korrupsion një ish-drejtues i Lojërave Olimpike të ‘Tokio 2021’...

Haruyuki Takahashi, i cili ishte anëtar i Komitetit Organizativ për Lojërat Olimpike Tokio 2021, u arrestua të mërkurën. Ai dyshohet për përfitime financiare disa miliardë jen...

17 Gusht 2022, 10:44 Nga DOSJA

Arrestohet për korrupsion një ish-drejtues i Lojërave Olimpike

JAPONI - Prokurorët japonezë arrestuan Haruyuki Takahashi, një ish-anëtar i bordit të Lojërave Olimpike Tokio 2021, të mërkurën nën dyshimin për korrupsion, sipas gazetës ‘Asahi Shimbun’.  Takahashi dyshohet se ka marrë ryshfet në shumën e qindra miliardave jen (një jen = 0,007 euro) nga ‘Aoki Holdings’, një kompani e veshjeve të gatshme dhe sponsor i Lojërave Olimpike.

Agjencia e lajmeve ‘Kyodo’ njoftoi se prokurorët kishin arrestuar edhe Hironori Aoki, ish-president i kompanisë që mban emrin e tij, si dhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Hetuesit kontrolluan shtëpinë e Haruyuki Takahashi, si dhe zyrën e gjigantit të reklamave, ‘Dentsu Group’, ku ai është një ish-drejtues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll