Sport

Tavan i ulët dhe temperaturë asfiksuese, si Chelsea ia bën jetën ferr kundërshtarëve në dhomën e zhveshjes

Në këtë kontekst, kujdesi i veçantë që disa klube rezervojnë për dhomat e zhveshjes për ekipin mik është pjesë e kësaj. Nëse lojtarët vendas mund të mbështeten në dhomat avangarde të pajisura me të gjitha komoditetet, e kundërta është me dhomën e zhveshjes së ekipit mik.

15 Gusht 2022, 19:51 Nga DOSJA

Tavan i ulët dhe temperaturë asfiksuese, si Chelsea ia bën

ANGLI- Dashuri apo luftë, gjithçka lejohet në futboll. Është thelbësore të përpiqesh t'i vendosësh kundërshtarët në gjendjen më të keqe të mundshme. E gjithë kjo jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Në këtë kontekst, kujdesi i veçantë që disa klube rezervojnë për dhomat e zhveshjes për ekipin mik është pjesë e kësaj. Nëse lojtarët vendas mund të mbështeten në dhomat avangarde të pajisura me të gjitha komoditetet, e kundërta është me dhomën e zhveshjes së ekipit mik.

Ata që kanë pasur kënaqësinë të bëjnë një xhiro brenda Stamford Bridge në Londër, stadiumi që pret ndeshjet në shtëpi të Chelseat, shihet qartë ndryshimi. Nëse skuadra e Tuchel mund të përgatitet sa më mirë që mundet në atë që është efektivisht një suitë, ajo e skuadrës kundërshtare nuk është aspak e rehatshme. Vetëm dy krevate masazhi, ulëset nuk janë të rehatshme dhe të ulëta, varësja e rrobave është e pozicionuar shumë lart.

Për më tepër, skuadra përballë Chelseat duhet të përballet me një problem tjetër: ngrohja brenda dhomës është shumë e lartë dhe tavani i ulët nuk ndihmon në qarkullimin e ajrit i cili pas një kohe bëhet shumë i rëndë. Qëllimi është të krijohet një ndjenjë ngrohtësie dhe të relaksohen muskujt e lojtarëve.

Nuk është rastësi që Chelsea konsiderohet dhoma e zhveshjes më me ndikim psikologjik në Premier League. Nga ana tjetër, vetë Tuchel nuk e ka fshehur asnjëherë këtë situatë që përfaqëson një pikë të fortë për ekipin e tij: “Skuadrat mike duhet të ndihen jo rehat kur vijnë në Stamford Bridge...”. Dhe ka shumë shembuj që vërtetojnë se qëllimi është arritur. Në sfidën e vlefshme të ndeshjes së dytë në Champions League mars 2012, Napoli u mposht 4-1 nga blutë dhe u ankua për situatën në dhomat e zhveshjes, lojtarët e Napolit gjetën një temperaturë të padurueshme prej rreth 30 gradë.

 

E.Ç (Dosja.al)

chelsea angli

Sondazh

Poll