Sport

VIDEO/ Konflikti Tuchel-Conte zbret në rrjetet sociale. Italiani ‘kërcënon’ gjermanin: “Sa mirë që nuk të pashë, se…”

Tifozëve blu nuk iu ka pëlqyer shumë arbitrimi i Taylor, aq sa kanë hapur një peticion online për të kërkuar që ky “bilbil” të mos e drejtojë më skuadrën e Chelseas

15 Gusht 2022, 11:29 Nga DOSJA

VIDEO/ Konflikti Tuchel-Conte zbret në rrjetet sociale. Italiani

ANGLI - Derbi i parë i Londrës, përballja midis Chelsea dhe Tottenham u mbyll në barazim 2-2, duke i përmbushur të gjitha pritshmëritë. Dy skuadrat kryeqytetase u përpoqën ta fitonin derbin e parë sezonal me çdo mjet, midis tërheqjes së flokëve, (Romero ndaj Cucurella) deri te disa provokime dhe konfrontime fizike midis trajnerët respektivë.

Në fund të ndeshjes, Conte dhe Tuchel ishin protagonistë absolutë, duke vazhduar një përplasje, që kishte nisur në momentin e barazimit të parë të Spurs. Fakti që trajneri italian nuk e pa kolegun gjerman në sy në çastin e shtrëngimit të duarve, çoi në një konfrontim fizik, që stafet e të dy skuadrave mezi e fashitën, ndërkohë që gjyqtari Teylor i ndëshkoi të dy trajnerët me kartonë të kuq.

Duke qenë se futbolli luhet edhe pas fushës, intervistat në TV, konferencat e shtypit për ndeshjen dhe ngjarjen, nuk kanë mjaftuar. Ato tani kanë zbritur në një tjetër ‘fushë’, në atë të rrjeteve sociale. Dhe, siç raporton “Daily Mail”, goditjen e parë e ka lëshuar trajneri italian në postimin e fundit në Instagram.

Conte në fakt ka postuar videon e Tuchel, duke festuar avantazhin 2-1 pas golit të Reece James (me një xhiro në gjatësinë e vijës anësore të fushës, te fansat blu, çka padyshim kujtonte ngazëllimin e Josè Mourinho). Ky vrapim ishte provokues përpara trajnerit të Tottenham, i dëshpëruar për golin e pësuar.

Komenti i Conte në Instagram është të paktën… i athët, si në anglisht, ashtu edhe në italisht: “Për fat nuk të pashë… Do ta kishe merituar vërtet një stërkëmbësh…”, i plotësuar me tre “emoji” të qeshurash, duke sinjalizuar se ndoshta zemërimi ka kaluar.

E sigurt është se ndeshja mes Chelsea dhe Tottenham ishte shumë interesante, duke treguar se blutë me siguri nuk janë dobësuar dhe se “Spurs”, me shpirtin e Conte, nuk vdesin kurrë. Edhe shkëndija të tilla janë pjesë e derbit londinez…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll