Sport

Ten Hag ‘ndëshkon’ Manchester United pas humbjes së turpshme 4-0!...

Trajneri ka anuluar ditën pushimit të së dielës, duke i detyruar lojtarët e “Djajve të Kuq” të vrapojnë më shumë se 13 kilometra nën një temperaturë 30 gradë.

15 Gusht 2022, 10:46 Nga DOSJA
Ten Hag ‘ndëshkon’ Manchester United pas humbjes së

ANGLI - Siç raporton “ Daily Mail” në edicionin e sotëm, trajneri i Manchester United, Ten Hag, ka vendosur t’i ndëshkojë lojtarët e tij me një stërvitje të gjatë dhe intensive në ditën e pushimit, duke i detyruar të kryejnë disa vrapime të gjata, në një temperaturë prej 30 gradësh, për humbjen poshtëruese 4-0 ndaj Brentford.

Erik ten Hag i çoi lojtarët e tij në një seancë stërvitore shtesë të dielën, pas humbjes së dhimbshme, e cila e ka lënë skuadrën të 'prekur' dhe trajnerin shumë të zemëruar. Pasi e quajti ndeshjen 'mbeturinë', trajneri i United anuloi ditën e planifikuar të pushimit dhe i urdhëroi lojtarët e tij të paraqiteshin në bazën stërvitore të klubit në Carrington.

Ten Hag e ‘ndëshkoi’ ekipin e tij, duke vrapuar gjithsej tetë milje e gjysmë, më shumë se 13 kilometra, pasi Brentford i kaloi ata me kaq shumë milje. Sipas gazetës angleze, stafi teknik i United është i pakënaqur me angazhimin e disa lojtarëve në stërvitje javën e kaluar, fakt që justifikon paraqitjen e tyre të dobët në stadiumin ‘Gtech Community’.

Manchester United humbi sërish këtë fundjavë, këtë herë me rezultat 4-0 ndaj Brentford, rezultat që tashmë e vendos në vendin e fundit në Premier League dhe që detyron edhe drejtuesit të reagojnë. "Ishte turp sot, ishte një lojë shumë e varfër. Ne kemi nevojë për standarde më të larta se këto, është e qartë,- pas pas ndeshjes ish-trajneri i Ajax-it. - U kërkova të luanin dhe të merrnin përgjegjësi, kjo është ajo që ata nuk e bënë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll