Sport

VIDEO/ Derbi i Londrës 2-2. Pas konfliktit, Tuchel ia tregon muskujt Contes…

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte ishin protagonistë të ndeshjes së djeshme në derbin e Londrës, ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit.

15 Gusht 2022, 10:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Derbi i Londrës 2-2. Pas konfliktit, Tuchel ia tregon muskujt

ANGLI - Trajneri gjerman dhe ai italian e patën një sherr pas lojës që kaloi gasti në një konfrontim fizik, ndërsa tensionet në mes tyre e kishin fillimin gjatë lojës, me shpërthime në rastet e golave respective.

Pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit për mbarimin e ndeshjes, teksa trajnerët ia zgjatën dorën njëri-tjetrit për t’u përshëndetur sipas një tradite ‘fair-play’, nisi edhe konfrontimi fizik në mes tyre, i cili u ndal nga zyrtarët tjerë të klubeve.

E pas lojës, të dy trajnerët i dhanë versionet e tyre. “Mendoj se kur t’ia zgjat dorën dikujt, duhet ta shikojë njëri-tjetrin në sy, ndërsa Antonio kishte një mendim ndryshe,- deklaroi Tuchel për ‘Evening Standard’. - Ishte emocionuese, ai ishte i lumtur kur na barazuan. Unë isha i nxehur pak, por nuk është asgjë e madhe. Nuk ishte e nevojshme, por shumë gjëra nuk ishin të nevojshme”,- shtoi trajneri i ‘bluve’ të Londrës.

Ndërkohë, Tuchel e ka provokuar trajnerin italian Conte në konferencë për shtyp pas ndeshjes, teksa i ka treguar kolegut të tij të ‘Spurs’ muskulin e krahut, duke treguar se sa i fortë që është.

Trajnerët, si Thomas Tuchel, ashtu edhe Antonio Conte, patën probleme edhe gjatë shënimit të golave nga ana e ekipeve të tyre, duke e provokuar njëri-tjetrin. Konfrontimi në përfundim të ndeshjes ishte ‘finalja’ që gjyqtari Teylor i ndëshkoi të dy teknikët e ekipeve me karton të kuq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll