Sport

VIDEO/ Hajdutët i grabisin shtëpinë, ndërsa Samu Castillejo debutonte në ‘Mestalla’...

Lojtari denoncon një sulm, ku grabitësit i kanë marrë "gjëra materiale, personale dhe sentimentale".

15 Gusht 2022, 07:02 Nga DOSJA

VIDEO/ Hajdutët i grabisin shtëpinë, ndërsa Samu Castillejo

SPANJE - Natë e keqe... Ish-sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo, debutoi me Valencian në një ndeshje zyrtare të La Ligas dhe këtë e bëri edhe si titullar, teksa skuadra e tij fitoi 1-0 në ‘Mestalla’. Por kur u kthye në shtëpi, 27-vjeçari u përball një surprizë të pakëndshme. Ai kishte pësuar një grabitje në pronën e tij.

Hajdutët kanë përfituar nga fakti që futbollisti dhe të afërmit e tij ndodheshin në stadiumin ‘Mestalla’ për të bastisur shtëpinë dhe për të marrë gjëra “materiale, personale dhe sentimentale”, sipas asaj që denoncoi vetë lojtari në rrjetet e tij sociale, kur mbërriti në shtëpinë e tij të re në Valencia.

Kjo nuk është hera e pare, që një lojtar i Valencias pëson grabitje në shtëpinë e tij kur luan një ndeshje. Klubi ka marrë masa paraprake ekstreme që kjo të mos përsëritet. Futbollisti ka shpërndarë një video në të cilën shfaqet një dhomë, në të cilën shihet shkatërrimi i hajdutëve dhe çrregullimi tipik i një grabitjeje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll