Politike

Thyerja e Bashkisë Kamëz, Basha: E bëri Sali Skura, pas përgjimeve duhet të ishte në burg

7 Gusht 2019, 18:48 Nga DOSJA
Thyerja e Bashkisë Kamëz, Basha: E bëri Sali Skura, pas

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një denoncim në lidhje me thyerjen e derës së Bashkisë Kamëz teksa Rakip Suli tentoi të futej brenda. Në një status në rrjetin social, Facebook, Lulzim Basha shkruan se një nga personat që thyen derën e Bashkisë Kamëz është Sali Skura.

Sipas Bashës, Skura është pjesë e Dosjes 184 dhe se dikur ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës.

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk,”- shkruan Basha.

Sali Skura është një nga personat që u zbulua ng16 përgjimet e publikuara nga Bild në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pjesë e këtij dhunimi ka qenë edhe Arbër Dajci, shef Ujësjellësi. 

Pasditen e sotme Rakip Suli, kandidati i PS-së që garoi dhe fitoi i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit u fut në zyrën e Bashkisë Kamëz me ndihmëne disa mbështetësve të tij të cilët thyen edhe derën.

Paraardhësi i tij Xhelal Mziu edhe pse kishte paralajmëruar protesta, kishte liruar zyrën duke lënë gjithçka gati për Sulin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha rakip suli sali skura thyhet dera e bashkise kamez lulzim basha rakip suli sali skura thyhet dera e bashkise kamez

Sondazh

Poll