Politike

“Miti i skenës shkodrane”, Rama publikon qëndrimin e Bruno Shllakut për Teatrin: Gjërat e mira lindin me vështirësi

7 Gusht 2019, 15:05 Nga DOSJA
“Miti i skenës shkodrane”, Rama publikon qëndrimin e Bruno

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në profiling e tij në Facebook ku citon qëndrimin e aktorit Bruno Shlaku në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Ndër rreshta Rama thekson se Shllaku është një mit i skenës shkodrane dhe që e mbështet shembjen e godinës së vjetër.

Ai shkruan më tej se aktori që është ngjitur në moshën 11-vjeçare në skenë mezi po pret që Teatri i Ri të fillojë punë.

Statusi i kryeministri Edi Rama

Miti i skenës shkodrane Bruno Shllaku, ishte vetëm 11 vjeç, kur u ngjit në skenën teatrore. Ndërsa si profesionist ai e nisi karrierën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Si emigrant, së bashku me të shoqen Paskualinën, edhe ajo artiste e “Migjenit”, krijoi një teatër fëmijësh jashtë vendit. Pas rikthimit në Shqipëri, si aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku, ka pasur një karrierë të pasur me personazhe në skenë dhe ekran. Opinioni i tij për çështjen e Teatrit Kombëtar është i qartë.

BRUNO SHLLAKU:

Më vjen mirë që gjithmonë gjërat e mira vazhdojnë sipas traditës klasike, të lindin me vështirësi. Kam parasysh për analogji momentin e parkut të Liqenit, kur u vërsulën i madh e i vogël me drurë e me shkopinj dhe mjete rrethanore për ta ndaluar të bëhej, dhe po ato njerëz vijnë dhe gjejnë qetësi dhe kënaqen, ndoshta – ndoshta edhe mburren në heshtje. Përsa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojesh. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkohore që t’i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrinj me qytete të mëdha të Europës. Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri, do të jenë në një seli të shenjtë si Teatri i Ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet. Jam dakord që Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut te arkitekti që do vërë dorë në teatër.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bruno shllaku edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar bruno shllaku edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll