Politike

Rakip Suli futet në zyrë, ironi me paraardhësin: Nuk e njoh, kush është ky? Ai ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën

7 Gusht 2019, 14:53 Nga DOSJA
Rakip Suli futet në zyrë, ironi me paraardhësin: Nuk e njoh, kush

KAMËZ– Kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka hyrë në zyrën e tij për katër vitet e ardhshme pas hapjes së derës.

Edhe pse kishte premtuar se nuk do ta lironte zyrën e tij, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu nuk kishte lënë më asgjë tijën në zyrën e tij.

Në momentin e parë Suli nuk pranoi që të ulej në të njëjtën karrige që ishte ulur Mziu duke e larguar dhe marrë një tjetër. Më pas Suli foli për mediat duke treguar edhe tre punët e para. 

PRONONCIMI:

Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat. Ky do të jetë ndryshimi, do merrem me hallet dhe problemet. Në këtë Bashki ka munguar çdo lloj shërbimi. Unë do jem kryebashkiak për të gjithë. Puna e parë është marrja e masave për kopshtet dhe shkollat, vënia në efiçenë e administratës, më pas pastrimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në eficencë e administratës në shërbim të njerëzve”

Mesazh për Mzuin?

Unë nuk e njoh se kush është ky. Ai ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën. Ndryshova karriken sepse më shijon më shumë kjo se ajo. Tha për protestë sot. unë pashë etëm tre vetë. Se pashë protestën e tyre. Ju falenderoj, Zoti na ndihmoftë!

Ditën e sotme është betuar kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Paraardhësi i tij Xhelal Mziu edhe pse kishte paralajmëruar protesta, kishte liruar zyrën duke lënë gjithçka gati për Sulin. Socialisti tha se tre punët e tij të para do të ishin: përgatitja e shkollave, pastrimi dhe efiçenca e shërbimeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e kamzes rakip suli xhelal suli bashkia e kamzes rakip suli xhelal suli

Sondazh

Poll