Politike

Protestë para Bashkisë Klos, ish-deputeja Çupi: Ishin zgjedhje farse

7 Gusht 2019, 15:16 Nga DOSJA
Protestë para Bashkisë Klos, ish-deputeja Çupi: Ishin zgjedhje

KLOS- Ndërkohë që sot po përfundojnë të gjitha konstatimet në Këshillat Bashkiak, para Bashkisë së Klosit janë mbledhur duke protestuar simpatiazantë të Partisë  Demokratike.

Mes tyre ka qenë prezente edhe ish-deputetja nga rradhët e PD-së, Dhurata Çupi e cila ka deklaruar se protestuesit nuk pranojnë pushimtimin e institucioneve, që vjen si shkak i   rezultateteve farse të 30 qershorit.

“Gjithë qytetarët e Klosit e dinë se kanë një kryetar Bashkie të zgjedhur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, që kanë një kryetar bashkie si  Basir Çupa që ndodhet në zyrën e kryetarit të Bashkisë Klos, që ka marrë me dyfishin e votave të këtyre pretendetëve që pretendojnë se me zgjedhjet e 30 qershorit të jenë të votuar. Kemi një kryetar që ka pasur Bashkinë e cila ka pasur dyert e hapura për të gjithë qytetarët, i ka shërbyer Bashkisë dhe vazhdon t’i shërbejë, aktualisht e kemi në ambientet e Bashkisë Klos. Këto skena të kësaj qeverie, dhe pakice absolute në vendin tonë, janë skena të padenja dhe vetëm të atyre që kanë vjedhur.”– është shprehur ish-deputetja Çupi.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike  basir çupa bashkia klos dhurata cupi pd  basir çupa bashkia klos dhurata cupi pd

Sondazh

Poll