Politike

Betohet Dritan Leli, merr mandatin e dytë për Bashkinë e Vlorës

7 Gusht 2019, 15:48 Nga DOSJA
Betohet Dritan Leli, merr mandatin e dytë për Bashkinë e

VLORË- Këtë të mërkurë është konstatuar Këshilli Bashkiak i Vlorës, i përbërë prej 51 anëtarësh të cilët dolën fitues në 30 qershor.

Sot kryetari Dritan Leli ka marrë për herë të dytë mandatin e Kryetarit në Bashkinë e Vlorës.  Leli është betuar në ambientet e Teatrit Petro Marko në Vlorë.

Gjatë betimit të Lelit ka qenë prezentë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në fjalën e tij pas betimit si kryetar i Bashkisë, Leli ka deklaruar se gjatë katër viteve të ardhshme do të ketë projekete të reja për qytetin bregdetar.

Gjithashtu ditën e sotme është betuar edhe kryetari i ri i Bashkisë së Peqinit Lorenc Tosku, ku pjesë e ceremonisë ka qenë edhe kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla.

U konstatua edhe Këshilli Bashkiak i Kamzës, teksa është shoqëruar me tensione nga simpatizantët e PD-së, në betimin e Kryetarit të ri, Rakip Suli.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan leli kryetarii bashkise vlore dritan leli kryetarii bashkise vlore

Sondazh

Poll