Politike

Bie “kalaja” e fundit të PD-së, Rakip Suli merr Bashkinë e Kamzës, ironi me Xhelal Mziun (VIDEO)

Betohet kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Paraardhësi i tij Xhelal Mziu edhe pse kishte paralajmëruar protesta, kishte liruar zyrën duke lënë gjithçka gati për Sulin. Socialisti tha se tre punët e tij të para do të ishin: përgatitja e shkollave, pastrimi dhe efiçenca e shërbimeve.
Featured image of article: Bie “kalaja” e fundit të PD-së, Rakip Suli merr Bashkinë e Kamzës, ironi me Xhelal Mziun (VIDEO) Xhelal Mziu gjatë betimit

KAMËZ– Ditën e sotme kryebashkiaku i ri i Kamzës Rakip Suli është betuar duke sjellë në pushtet pas 12 vitesh Partinë Socialiste.

Suli bëri betimin e tij në mesditë, ndërsa në zyrën e tij u fut në orën 16:35 pasi mbështetësit e tij dhe këshilltarët bashkiakë hapën me forcë derën.

Pas tre mandatesh Xhelal Mziu është larguar nga detyra edhe pse ky i fundit ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën duke premtuar edhe protesta. Mëgjithatë në momentin kur Suli u fut në zyrë, gjithçka ishte e boshatisur. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku i ri nuk pranoi që të ulej në karrigen e Mziut, duke ndryshuar karrigen dhe duke treguar se cilat do të ishin tre punët e tij të para në Bashki. Suli madje ironizoi kundërshtarin e tij, duke u shprehur se thirrjeve të Mziut për protesta nuk iu përgjigj askush.

dhe rezistencë nuk iu bashkua asnjë person dhe situata kaloi e qetë pa asnjë incident. Sot u betuan edhe Drital Leli në Vlorë dhe Lorenc Tosku në Peqin.

Ndërkohë betimet kanë vijuar edhe në bashki të tjera në vend. Sot është bërë betimi i kryebashkiakut të Peqinit, Lorenc Tosku dhe i Dritan Lelit në Vlorë.

(k.m/dosja.al)

  • 17:55

    Xhelal Mziu: Socialistët vodhën bashkinë me forcë, u ndihmuan nga Sali Skura

    Pas hyrjes në zyrë të kryebashkiakut Rakip Sula, një reagim ka ardhur edhe nga paraardhësi i tij Xhelal Mziu.

    Me anë të një postimi në Facebook, Mziu shkruan se Bashkia e Kamzës u vodh forcërisht nga socialistët.

    “Militantët e PS-së dhe shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmësit e tij thyen xhamat e derës së jashtme dhe duke shpërthyer atë me forcë duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohet qyteti i Kamzës,”- shkruan Mziu.

    Postimi i plotë:

  • 17:10

    Rakip Suli futet në zyrë, ironi me paraardhësin: Nuk e njoh, kush është ky? Ai ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën

    Kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka hyrë në zyrën e tij për katër vitet e ardhshme pas hapjes së derës.

    Edhe pse kishte premtuar se nuk do ta lironte zyrën e tij, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu nuk kishte lënë më asgjë tijën në zyrën e tij.

    Në momentin e parë Suli nuk pranoi që të ulej në të njëjtën karrige që ishte ulur Mziu duke e larguar dhe marrë një tjetër. Më pas Suli foli për mediat duke treguar edhe tre punët e para.

    PRONONCIMI:

    Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat. Ky do të jetë ndryshimi, do merrem me hallet dhe problemet. Në këtë Bashki ka munguar çdo lloj shërbimi. Unë do jem kryebashkiak për të gjithë. Puna e parë është marrja e masave për kopshtet dhe shkollat, vënia në efiçenë e administratës, më pas pastrimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në eficencë e administratës në shërbim të njerëzve”

    Mesazh për Mzuin?

    Unë nuk e njoh se kush është ky. Ai ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën. Ndryshova karriken sepse më shijon më shumë kjo se ajo. Tha për protestë sot. unë pashë etëm tre vetë. Se pashë protestën e tyre. Ju falenderoj, Zoti na ndihmoftë!

  • 16:13

    Plas në Kamëz, mbështetësit e PS-së thyejnë xhamat dhe hapin dyert e Bashkisë

    Qytetarë dhe mbështetës të PS-së janë mbledhur para Bashkisë së Kamzës duke hapur dyert e saj.

    Pasi kanë thyer xhamat dhe kanë prishur bravën, mbështetësit e PS-së kanë hapur derën në mënyrë që kryetari Rakip Suli të hyjë në zyrën e tij.

    Pas hapjes së derës, kanë qënë Këshilltarët Bashkiakë ata që kanë hyrë të parët edhe pse kanë hasur rezistencën e punonjësve të administratës.

    Ndërsa vlen për t’u përmendur se në momentin që mbështetësit e PS-së kanë mbërritur në ambientet bashkisë, kryebashkiaku tashmë në ikje Xhelal Mziu nuk ndodhej aty.

  • 12:58

    Rakip Suli betohet brenda Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu: S’e liroj zyrën!

    Ditën e sotme kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Sula është betuar brenda ambienteve të institucionit.

    Ndërkohë nga ana tjetër, kryebashkiaku në ikje Xhelal Mziu është shprehur se nuk do ta lironte zyrën e tij duke paralajmëruar edhe protestë.

    Postimi i Xhelal Mziut

    Nuk do ta liroj zyrën. Sot në orën 12:00 ju ftoj para Bashkisë Kamëz në mbrojte të uzurpimit të institucionit nga klika moniste,”-shkruan Mziu në Facebook.

Shto Koment