Politike

Basha nxjerr listën: Ja kryetarët e Bashkive që duhet të ishin në burg!

7 Gusht 2019, 14:01 Nga DOSJA
Basha nxjerr listën: Ja kryetarët e Bashkive që duhet të

TIRANË- Teksa të gjithë kryetarët e rinj të PS-së kanë marrë detyrën në Bashkitë përkatëse ku u zgjodhën në zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe krerëve të rinj të Bashkive.

Basha është shprehur për Kryeministrin aktual, Edi Rama, se ai është kthyer në një rrezik serioz për popullin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka thënë se Kryeministri Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet në një bandë kriminale.

Basha ka renditur disa emra që vijnë nga rradhët  e PS-së duke theksuar se ata kanë probleme të shumta me ligjin. Si dhe ka shtuar se nëse nuk largohet Rama, vendi do të mbetet peng i krimit.

 Postimi i liderit të opozitës

“Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banda e krimit basha kerkon largimin e kryeministrit rama banda e krimit basha kerkon largimin e kryeministrit rama

Sondazh

Poll