Politike

Nga Tatimet ‘katapultohet’ në televizion, ish-drejtoresha Briseida Shehaj shkon drejtore programacioni tek Ora News

7 Gusht 2019, 11:33 Nga DOSJA
Nga Tatimet ‘katapultohet’ në televizion, ish-drejtoresha

Ish-drejtoresha e “hekurt” e Drejtorisë së Tatimeve Briseida Shehaj ka lënë mënjanë politikën, për t’i hyrë botës së televizionit.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Shehaj ka filluar punë si drejtore Programacioni dhe Prodhimi te Oranews.

E mbetur pa punë në qeverinë Rama, tashmë i është bërë oferta nga Ylli Ndroqi dhe superdrejtoresha e Ramës e ka pranuar.

Me siguri Shehaj, e cila ka qenë një ndër drejtoreshat më të spikatura në qeveri do të dijë ta menaxhojë shumë mirë pozicionin që i është ofruar.

Shehaj ka mbajtur më përpara postin e drejtoreshës së Tatimeve dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, si dhe të kryetares së Task Forcës për Bregdetin.

Marrë nga Newsbomb

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike briseida shehaj ish-drejtoresha e tatimeve ora news briseida shehaj ish-drejtoresha e tatimeve ora news

Sondazh

Poll