Sport

Miti Ronaldo bie në Manchester, tifozët nuk e duan më në skuadër, fillon fushata kundër portugezit

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon në Manchester.

8 Gusht 2022, 20:09 Nga DOSJA

Miti Ronaldo bie në Manchester, tifozët nuk e duan më në

ANGLI-Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon në Manchester. Pasi kapërceu pjesën më të madhe të përgatitjes për të kërkuar një ekip të ri për të luajtur në Champions League, sulmuesi portugez e nisi nga pankina kundër Brighton dhe qëndrimi i tij nuk është se është pëlqyer nga tifozët të cilët kanë nisur fushatën në rrjetet sociale me moton # RonaldoOut!

Reagimi i Ronaldos në pankinë bëri më shumë zhurmë, me shprehjet e bezdisura drejtuar trajnerit Ten Hag që shumë shpejt u bënë virale në rrjetet sociale. Disa prej tifozëve janë ngopur me sjelljen e yllit portugez. Për të gjetur një zgjidhje për të mirën e të gjithëve ka pak më shumë se tre javë, kur mbyllet merkato e verës.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll