Politike

Tatimet gjobitin Yllin e “Markatës së Peshkut”, Rama: Të kam katunarin tim, mend për herë tjetër (FOTO)

7 Gusht 2019, 09:49 Nga DOSJA
Tatimet gjobitin Yllin e “Markatës së Peshkut”, Rama:

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me një nga biznesmenët e restoranteve në Tiranë, Ylli Hidrin, ku jep edhe lajmin që ai është gjobitur në sajë të aksionit anti-informalitetit.

Ai është shprehur se e do shumë pronarin,  Ylli Hidrin por më shumë do ligjin dhe i thekson se duhet të ketë kujdes me kuponët tatimorë.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh? Po Ligjin e dua edhe më shumë? Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat?Ene mos e harro inglizin, që thot “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, shkruan Rama.

Foto e publikuara nga Rama:

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Disa ditë më parë Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taiwanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do  u hapet telefoni para ligjit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitetit edi rama gjobitet markata e peshkut ylli hidri aksioni anti-informalitetit edi rama gjobitet markata e peshkut ylli hidri

Sondazh

Poll