Politike

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Peqinit, zbardhet porosia e Ballës për socialistët

7 Gusht 2019, 10:36 Nga DOSJA
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Peqinit, zbardhet porosia e Ballës

Peqin- Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Bashkisë së Peqinit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla.

Në këtë ceremoni ai dha edhe porositë e tij. Sipas tij halli i çdo banori duhet të jetë në zyrat e bashkisë për zgjidhje.

“Ju këshilltarët e bashkisë duhet të kujdeseni që të sillni në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël. Kryetari i ri Bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson.  Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilindjes Urbane të qytetit të Peqinit.  Dua ta falenderoj Kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara”, tha Balla.

Njëkohësisht sot është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Kamzës, ku pritet të ketë edhe tensione pasi PD-ja ka paralajmëruar për protestë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konstituohet këshilli bashkiak i peqinit taulant balla zgjedhjet lokale 30 qershor konstituohet këshilli bashkiak i peqinit taulant balla zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll