Sport

"Për hajr na qoftë", media turke e bëri fakt të kryer kalimin në Turqi, lojtari i Tiranës reagon i habitur

Pas aventurës zhgënjyese në Kupat e Europës, Tirana po përgatitet maksimalisht për fillimin e kampionatit.

8 Gusht 2022, 18:20 Nga DOSJA

"Për hajr na qoftë", media turke e bëri fakt të

TURQI-Pas aventurës zhgënjyese në Kupat e Europës, Tirana po përgatitet maksimalisht për fillimin e kampionatit. Sezoni i ri do të jetë i vështirë për kampionët e Shqipërisë, të cilët kanë humbur shumë titullarë. Erion Hoxhallari, Ardit Toli, Enur Totre Engjëll Hoti dhe së fundmi listës së gjatë të largimeve mund ti shtohet edhe Visar Bekaj.

Gazeta turke Fanatik, në një artikull të publikuar shkruan se portieri ka arritur akordin me klubin e Manisës, skuadër që militon në Ligën e parë turke. Akoma nuk dihet përgjigjia e Tiranës. Një ofertë e mirë do i detyronte bardheblutë të hiqnin dorë nga gardiani, që ka dhe 1 vit kontratë me Tiranën.

Mësohet se Manisa ka bërë një ofertë për Taulant Seferin, por që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e klubit kryeqytetas. Te skuadra turke janë afruar Eros Grezda dhe David Domgjoni, ky i fundit ka qenë pjesë e Tiranës në vitin 2014. Ndërkohë, portieri ka reaguar ndaj një lajmi të tillë, duke theksuar se nuk është në dijeni të kësaj lëvizjeje. “Kishte qenë mirë me ditë edhe unë diçka, hajde përhajr na qoftë”, komenton portieri i ekipit kampion.

"Për hajr na qoftë", media turke e bëri fakt të

E.Ç (Dosja.al)

tirana bekaj

Sondazh

Poll