Sport

Inter, për Skriniar ndryshon përsëri gjithçka! PSG nuk ka ndërmend të heqë dorë, sulmi i fundit nga Campos

Çështja PSG-Skriniar nuk ka mbaruar ende.

8 Gusht 2022, 12:35 Nga DOSJA

Inter, për Skriniar ndryshon përsëri gjithçka! PSG nuk ka

ITALI- Çështja PSG-Skriniar nuk ka mbaruar ende. Ndërsa miqësoret e fundit kanë treguar për një mbrojtje të brishtë, nga Parisi sigurojnë që Luis Campos nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi sllovak. Drejtori sportiv do të bëjë sulmin e fundit për lojtarin.

Klubi zikaltër i ka bërë të ditur PSG se duhen 70 milionë euro dhe në rast largimi alternativat janë Akanji i Borussia Dortmund me verdhezinjtë që e konsiderojnë vlerën e lojtarit 20 milionë euro, ndërsa Acerbi mund të jetë zgjidhja me kosto të ulët.

Natyrisht, lamtumira e Skriniar më pak se një javë para debutimit të tij në Serie A me Lecce-n do të ishte një përmbysje teknike që nuk është e pranueshme për Inzaghin, i cili në fakt po bën gjithçka për ta mbajtur mbrojtësin sllovak.

E.Ç (Dosja.al)

psg skriniar

Sondazh

Poll