Sport

Sanchez i dha lamtumirën Interit, firmosi zgjidhjen e kontratës! Gati drejt Marsejës…

Sulmuesi kilian tani është gati për të nisur aventurën e tij të re në futbollin francez

8 Gusht 2022, 16:21 Nga DOSJA

Sanchez i dha lamtumirën Interit, firmosi zgjidhjen e kontratës! Gati

ITALI - Sot ishte dita e lamtumirës së Alexis Sanchez me Interin. Kiliani, i cili mbërriti në selinë e Viale della Liberazione rreth orës 15:00, firmosi zgjidhjen e kontratës, që e lidhte atë me ‘zikaltrit’ deri në vitin 2023. Natyrisht e kompletuar edhe me pagesën e e fundit të largimit që duhet të jetë rreth 5 milionë bruto.

Për statusin zyrtar të largimit mbetet të pritet vetëm njoftimi për shtyp i klubit. Më pas, pa ndonjë surprizë, sikundër është përfolur, Alexis Sanchez do të bashkohet për të nisur një aventurë të re në futbollin francez në radhët e Olympique Marseille.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll