Sport

Mike Tyson kërcënon se do të vrasë kompaninë Hulu për "vjedhjen" e historisë së tij: "Ata janë Goliathi, unë jam Davidi"

Legjenda e boksit tregon pakënaqësinë e tij me miniserialin e ri 'Mike', premiera e të cilit do të transmetohet këtë muaj

8 Gusht 2022, 12:27 Nga DOSJA

Mike Tyson kërcënon se do të vrasë kompaninë Hulu

SHBA - Kohët e fundit, biografitë e bazuara në disa personazhe të famshëm janë në rend të ditës. Çdo vit, ne e gjejmë veten para dhjetëra serialeve dhe filmave të bazuar në historinë e vërtetë (ose pothuajse) të atletëve, politikanëve apo interpretuesve. Një nga të fundit që ka një produksion është Mike Tyson, jeta e të cilit do të shfaqet në ekranin e vogël përmes kompanisë Hulu. Mirëpo,  polemika ka nisur, pasi boksieri nuk ka dhënë asnjëherë dakortësinë.

Premiera e 'Mike' do të shfaqet në Hulu më 25 gusht, ku Craig Gillespie është regjisor dhe Trevante Rhodes në rolin e Mike Tyson. Por, filmi do të jetë në mes të polemikave të mëdha. Atleti legjendar ka shprehur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si Hulu e kreu produksionin dhe se nuk e kishte kontaktuar atë, të paktën që të konsultohej me disa aspekte të jetës së tij.

Mike Tyson kërcënon se do të vrasë kompaninë Hulu

"Hulu është versioni i transmetimit të tregtisë së skllevërve. Ata vodhën historinë time dhe nuk më paguan",- ka shkruar ai në postimin e tij të fundit në Instagram. "Mos lejoni që Hulu t'ju mashtrojë. Unë nuk e mbështes historinë e tyre për jetën time. Nuk është 1822. Është 2022. Ata kanë vjedhur historinë time të jetës dhe nuk më kanë paguar. Për drejtuesit e Hulu unë jam thjesht një nga ata mund të shesin në ankand,"- shkruan ai në një sfond të zi.

Zemërimi i tij nuk mund të shihej vetëm në rrjetin e njohur social, por ai shkoi një hap më tej në Twitter, ku postoi një postim paralajmërues: "Hulu vodhi historinë time. Ata janë Goliathi, unë jam Davidi. Kokat do të rrokullisen për këtë. Modeli i Hulu-së për vjedhjen e të drejtave të jetës nga të famshëm, tregon se ata janë jashtëzakonisht të babëzitur."

Mike Tyson kërcënon se do të vrasë kompaninë Hulu

Nga ana tjetër, Tyson ka mbështetjen e Dana White, president i UFC-së, i cili nuk ka dashur të promovojë 'Mike', pavarësisht se Hulu u përpoq ta bënte këtë për një shumë prej një milion dollarësh. “Ai e hodhi poshtë sepse nderon miqësinë dhe trajtimin e njerëzve me dinjitet”,- tha legjenda e boksit dy herë kampion bote. Kjo situatë nuk është e re për asnjë nga palët e përfshira. Që në shkurt 2021, Tyson tregoi refuzimin e tij ndaj mini-serialit bazuar në jetën e tij, duke e konsideruar atë "një përvetësim flagrant kulturor".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll