Sport

Sulmuesi i Mallorca-s do të operohet dhe do t’i pritet një pjesë e gishtit të këmbës

Anësori senegalez Amath Ndiaye do t'i nënshtrohet një operacioni këtë të mërkurë dhe periudha e rikuperimit mund të jetë rreth dy muaj

8 Gusht 2022, 11:52 Nga DOSJA

Sulmuesi i Mallorca-s do të operohet dhe do t’i pritet një

SPANJE - Amath Ndiaye do t'i nënshtrohet një operacioni. Senegalezi, të cilit këtë parasezon i janë rikthyer problemet me gishtin e vogël të këmbës së djathtë, do t'i nënshtrohet një operacioni për t'i dhënë fund vuajtjeve që i zvarriti gjatë sezonit të kaluar dhe që tani po i vuan sërish. Shërbimet mjekësore të klubit kanë vendosur përfundimisht që një pjesë e gishtit të prekur të prehet.

Siç ka mësuar ‘MARCA’, anësori do t'i nënshtrohet një operacioni këtë të mërkurë. Periudha e rikuperimit do të varet nga mënyra se si do të përfundojë ndërhyrja, por burimet e konsultuara bëjnë me dije, se periudha për t'u rikthyer në stërvitje mund të jetë ndërmjet një muaj e gjysmë deri në dy muaj. Nëse gjithçka shkon mirë dhe rikuperimi është i saktë.

Problemi i futbollistit të Mallorca-s vjen nga një infeksion bakterial që lojtarit iu shfaq kur ishte në radhët e Tenerife-s dhe që u riprodhua vitin e kaluar. Pasi e trajtoi atë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Pasi janë studiuar alternativa të ndryshme, në fund, është marrë vendimi për të prerë përfundimisht gishtin, që i ka sjellë kaq shumë probleme sulmuesit senegalez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll