Sport

‘Çështja de Jong’, Barcelona gati të denoncojë ish-presidentin Bartomeu: rinovimi në 2020 konsiderohet "ilegal"!

Kërkohet një marrëveshje me La Ligan, e cila bëhet e lehtë nëse disa anëtarë të skuadrës vendosin të ulin pagën. Midis tyre është edhe mesfushori holandez në qendër të një historie, që po merr konturet gjithnjë e më surreale

8 Gusht 2022, 15:46 Nga DOSJA

‘Çështja de Jong’, Barcelona gati të denoncojë

SPANJE - Barcelona ende po lufton me disa probleme, kryesisht të karakterit financiar.  Klubi katalanas, në fakt, nuk mund të regjistrojë nënshkrimet e reja dhe ata që kanë rinovuar së fundmi kontratën e tyre, ndaj kërkon edhe një marrëveshje me La Ligën në këtë drejtim. 

Një marrëveshje që mund të bëhet më e lehtë, nëse disa anëtarë të skuadrës vendosin të ulin pagën. Midis tyre është edhe mesfushori holandez Frenkie de Jong, në qendër të një historie që po merr konturet gjithnjë e më surreale: sipas ‘The Athletic’ Barça dëshiron të anulojë kontratën aktuale, për t'u rikthyer në shifrat e rënë dakord para rinovimit të nënshkruar më 20 tetor 2020 me drejtuesit e vjetër. 

Një menaxhim i Bartomeu dhe i bashkëpunëtorëve të tij, i konsideruar "i paligjshëm" dhe që mund të çojë në hapjen e një çështjeje penale për kontratat e vjetra. Mesfushori holandez de Jong dhe agjenti i tij tashmë janë informuar dhe shpresohet që së shpejti të arrihet një marrëveshje për të krijuar hapësirat e nevojshme financiare për katalanasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll