Sport

Romagnoli prezantohet zyrtarisht te Lazio, mbrojtësi e shfrenon fantazinë me objektivin: Çoj skuadrën në Champions

Alessio Romagnoli ka kurorëzuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Lazios. Ai mbërriti nga Milan me parametra zero, por mbrojtësi ndihet si në shtëpinë e tij

3 Gusht 2022, 20:16 Nga DOSJA

Romagnoli prezantohet zyrtarisht te Lazio, mbrojtësi e shfrenon

ITALI- Alessio Romagnoli ka kurorëzuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Lazios. Ai mbërriti nga Milan me parametra zero, por mbrojtësi ndihet si në shtëpinë e tij dhe Romagnoli ka thënë fjalët e para si lojtar i klubit kryeqytetas. Mbrojtësi ka shkuar larg sa i përket objektivit duke cilësuar se Lazio do të luajë për të arritur Champions League-n.

"Champions League është objektivi i Lazios. Grupi është i fortë. Qellimi im? Dua të luaj më shumë se vitin e kaluar, duhet të përpiqem të jap maksimumin. Emocioni është i madh, gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Lazion. Nestën e njoh, por nuk kam folur me të.

E pashë vitin e kaluar në Milanello. Një hap i rëndësishëm në jetën time do të thotë të bëj diçka të rëndësishme me këtë ekip. Edhe vitin e kaluar skuadra mundi të luftonte për të arritur Championsin."

E.Ç (Dosja.al)

romagnoli lazio

Sondazh

Poll