Sport

Gjimshiti në orbitën e Milanit, zbulohet interesi i kuqezinjëve për shqiptarin

Një nga objektivat e merkatos së Milanit është të forcojë prapavijën në dispozicion të Piolit me një lojtar qendre që mund të alternojë midis Tomorit dhe Kalulu-s

2 Gusht 2022, 21:11 Nga DOSJA

Gjimshiti në orbitën e Milanit, zbulohet interesi i kuqezinjëve

ITALI- Një nga objektivat e merkatos së Milanit është të forcojë prapavijën në dispozicion të Piolit me një lojtar qendre që mund të alternojë midis Tomorit dhe Kalulu-s. Mes emrave të ndjekur nga Maldini dhe Massara është ai i Berat Gjimshitit, mbrojtësit shqiptar që vitet e fundit ka ofruar paraqitje të mira me fanellën e Atalantës.

Kuqezinjtë po monitorojnë seriozisht profilin e Gjimshitit si një ide me kosto të ulët. Pas në garë nuk mbetet dhe Monza e Berlusconit, pasi edhe Galliani ka shprehur interes për ta transferuar futbollistin e kombëtares, por fjala e fundit për të ardhmen e Gjimshitit i takon trajnerit Gasperinit.

29-vjeçari që prej vitit 2018 është bashkuar me Atalantën dhe mbrojtësi ka qenë një nga pikat më të forta në ekip për trajnerin Gasperini.

E.Ç (Dosja.al)

gjimshiti milan atalanta

Sondazh

Poll