Aktualitet

Koncensioni me parkingjet në Vlorë/ Prokuroria kthen në gjykatë dosjen ‘Gjika’

23 Shkurt 2019, 14:38 Nga DOSJA
Koncensioni me parkingjet në Vlorë/ Prokuroria kthen në

VLORË– Prokuroria e Vlorës e ka ridërguar sërish në Gjykatë çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëim Gjika.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjika akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ishte në funksionin e kryebashkiakut.

Dyshohet se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës.

Dhënia me koncesion e parkimeve

Në kontratën e nënshkruar nga Bashkia e Vlorës, nga viti 2015 deri në vitin 2030, qytetarët duhet të paguan me 50 lek çdo orë parkimi. Nga bashkëpunimi bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private. Pagesa ishte vendosur për 24 rrugë të qytetit për të cilat bashkia përfitonte 10 milionë lekë të reja në vit dhe 2% të të ardhurave vjetore të kompanisë. Në rast mospagimi qytetarët do të paguanin tarifën shtesë prej 4500 lekë dhe bllokim gome deri në shlyerje të pagesës.

Pas publikimit të kontratës, qytetarët e Vlorës e kundërshtuan duke bërë që kontrata të anulohej. Por në një rast prisheje të kontratës, Kompania me bazë në SHBA ka paditur Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar dëmshpërblimin, i cili kapte shifrat e 20 milionë dollarëve.

Lidhur me rastin Prokuroria, akuzon Bashkinë se ka shkaktuar dëm ekonomik. Por një fakt i tillë nuk pranohet nga Gjika, i cili pretendon se ndaj tij nuk ka vepër penale përsa kohë nuk ka dëm ekonomik.

Më herët, Gjika ishte akuzuar edhe për “falsifikim të dokumenteve”, për dy leje ndërtimi të dhëna për dy pallate në Vlorë. Por u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e vlorës koncesioni me parkimet ne vlore prokuroria e vlores shpetim gjika bashkia e vlorës koncesioni me parkimet ne vlore prokuroria e vlores shpetim gjika

Sondazh

Poll